Të bërtiturat në shtëpi janë kthyer në një problem të zakonshëm? Atëherë duhet të lexoni patjetër këtë artikull.

Atëherë si të evitojmë të bërtiturat në shtëpi?

  • Përpiquni të kuptoni ku qëndron problemi. Stresi dhe ndonjë problem i mundshëm ndikojnë negativisht dhe ju duhet të jepni maksimumin për të zgjidhur situatën, por fillimisht është e nevojshme të kuptoni dhe pranoni ku qëndron problemi.
  • Është e domosdoshme që të gjithë të japin kontributin e tyre. E gjithë familja duhet të mësojë të trajtojë me respekt tjetrin dhe ndoshta kjo do të jetë zgjidhja e gjithë situatës problematike. Askush nuk ka të drejtë të trajtojë tjetrin keq.
  • Merrni kohën e nevojshme për t’u qetësuar. Zemërimi është dicka shumë normale por nuk duhet shfryrë atje ku nuk duhet. Nëse mendoni se jeni gati për të shpërthyer duuhet të merrni kohën e nevojshme dhe të shkoni diku apo bëni dicka që do t’ju qetësojë.
  • E mendoni mirë atë që do të thoni. Evitoni komentet negative në drejtim të tjetrit dhe përpiquni të ndihmoni fëmijët të shprehin emocionet e tyre.
  • Kërkoni menjëherë falje nëse gaboni. Dhe nëse nervozizmi ju bën të ulërini apo thoni dicka të gabuar marrja përsipër e fajit do të ishte gjëja më e mirë për të bërë.
  • Mos i hidhni benzinë zja*rrit! Nëse shikoni që situata në shtëpi është e tendosur pas një ditë të lodhshme atëherë evitoni komentet negative që mund të shkaktojnë debate të mëdha.

Dhe mbi të gjitha e edukoni fëmijën tuaj pa bërtitur. Duket si rruga më e shpejtë e edukimit por është më e gabuara. Ju duhet të caktoni rregulla të qarta dhe të thjeshta të cilat fëmija duhet t’i zbatojë. Nëse ja shpjegoni më parë ata do ta kenë më të lehtë për t’i ndjekur. Në shtëpi do të keni nevojë për shumë vetëkontroll, durim dhe ndjenja empatie.

LEAVE A REPLY

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.