Nëse ke dicka për të më thënë rreth librave audio atëher ma thuaj në fytyrë. Kështu e kuptoj që po flet me mua dhe unë mund të heq kufjet e mia. Pëndryshe do isha shumë e zënë të të dëgjoja duke folur ndërkohë që po degjoja literaturë të mirë.

Pra, ti nuk mendon se dëgjimi i librave audio është e njëjta gjë si leximi i tyre?

Urime! Sapo e fitove këtë raund, sepse  nuk është. Në fakt dëgjimi i librave ne audio është akoma më mirë.

Sa herë keni pare një ketrush të brej copën e fundit të mbetur të pizzës si një njeri me gëzof të vogël ndërkohë që sytë e tu janë të fokusuar mbi disa faqe libri? Përgjigja do ishte asnjëherë.

Sa herë keni pare një ketrush të brej copën e fundit të mbetur të pizzës si një njeri me gëzof të vogël ndërkohë që je nën efektin e magjishëm te zërit të rrjedhshën të disa të huajve ? Një herë. Ajo që dua të tregoj nuk është numri i herëve, por se mundësia është gjithmonë aty për mua të vështroj, të shikoj, kudo e kurdo. Kur lexon e vetmja gjë që mund të shohësh janë fjalët. Gjë që mund ta bëj dhe kur jam duke dëgjuar libra audio në fakt.

Ndonjëher fijet lidhen dhe e gjen veten duke porositur ushqim të shpejtë kinez ndërkohë që klubi i librit po disktuon “Madam Bovari “.

Klubi i librit. Me siguri ti e dashuron këtë. Do preferoja ti quaja “klubi i lexuesve “, sepse kjo është cfarë janë në të vërtetë ata. Me siguri edhe ti mendon si të tjerët se unë nuk jam e aftë të diskutoj një vepër nëse nuk kam lexuar një faqe prej saj.  Por unë mundem dhe e bëj! Nuk ka mënyrë më të mirë të zotërosh literaturë të mirë sesa duke përpirë me nje audio libër. Do doja të ulërisja nga maja e malit që e ngjita atë duke degjuar biografinë e Harry Hamlin’s. A e ke lexuar biografinë e Harry Hamlins?  Jam e sigurt që jo, sepse lexuesit tradicional kujdesen që të marrin libra që i bëjnë të duken më të zgjuar. Do preferoje te mbaje në duar një Nook se sa një novelë që nuk lë përshtypje.

Lejomë të të tregoj një sekret të vogël, njerëzit përreth teje nuk janë të impresionuar. Janë shumë të zënë duke më parë mua dhe duke imagjinuar se cfarë po bëj me duart e mia.

Fakti që ti je ende duke u fshehur si një frikacak pas një libri më bën të besoj se ti ende duhet të fiksosh në mendjen tënde se un po fitoj disa pikë më shumë. Thjesht degjoje atë (librin)!

Përktheu Isra

LEAVE A REPLY

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.