Hurmat janë një nimet i çmuar i umetit musliman. Ata spikasin më tepër gjatë muajit të Ramazanit, kur iftari hapet me hurma ose ujë, duke ndjekur kështu traditën e Profetit Muhamed a.s. Por hurmat janë prezente edhe në muajt e tjerë. Ata janë gjithashtu ushqimi i parë që një fëmijë i porsalindur shijon në gojën e tij duke ndjekur kështu traditën profetike.

Në shumë receta hurmat e copëtuara përdoren si ëmbëlsues, por ndonjëherë ëmbëlsia nuk shpërndahet në mënyrë të njëtrajtshme në produktin përfundimtar. Gjithashtu, disa njerëz nuk e pëlqejnë shijen e frutave të copëtuara – dhe shumica prej tyre nuk preferojnë të shpenzojnë kohë duke copëtuar frutat. Në këtë rast u vjen në ndihmë brumi i hurmave.

Brumi i hurmave është një ëmbëlsues natyral i frutave, duke i dhënë kështu ëmbëlsirave butësi dhe duke i bërë ato jashtëzakonisht aromatike. Brumi i hurmave mund të përdoret në një sërë recetash, të tilla si mbi pancakes në vend të shurupit panje, dhe është veçanërisht i shijshëm në milkshakes ose duke e përzier me qumësht të nxehtë gjatë muajve të ftohtë.

Ruajtja: Është një ide e mirë për të përgatitur brumë hurmash me shumicë ashtu që ta kemi rezervë kur të keni nevojë për to. Mund të ruhet në frigorifer deri në 3 muaj. Ju mund ta ruani atë në një enë plastike dhe kur të keni nevojë për të mund të merrni prej masës.

Brumë hurmash

Kjo recetë jep 2 gota brumë

Përbërësit

  • 40 hurma me cilësi të mirë
  • Ujë të ngrohtë për ti njomur
  • 2 lugë çaji ujë të filtruar

Përgatitja

  1. Futini hurmat në ujë të ngrohtë deri kur të zbuten
  2. Hiqni nga uji dhe hiqni të gjitha bërthamat me dorë.
  3. Përzijini të gjitha hurmat me 2 lugë çaji ujë në mikser
  4. Vazhdoni përzierjen me mikser deri kur të krijohet një masë kremoze, homogjene dhe e trashë.

Këshillë: Mund të shtrydhni pak limon në vend të ujit ose të shtroni vanilje

Perktheu: Jonida Hoxha Vishkurti

LEAVE A REPLY

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.