Të korrësh sukses me biznes online

0

Ajo quhet Saiyyidah Zaidi dhe është njëkohësisht eksperte në rritje sipërmarrjesh dhe psikologe. Saida është një e ftuar e rregullt në Islam Channel në emisionin “Të jetosh jetën” dhe “Paraditja e një gruaje” dhe gjithashtu ka dhënë intervista për Channel 4 dhe BBC. Ka shkruar për revista dhe portale si Psychologies, Sisters, OnIslam, Productive Muslim, Understand Quran etj.
Është fituesja e çmimit NicheHero International Business Competition në vitin 2010. Saida është autorja e librit “Muslimania milionere, një udhërrëfyes për të nisur dhe drejtuar një biznes online.”
Kauza e saj është të përkrahë muslimanet në të gjithë botën që të marrin guximin të krijojnë pavarësi ekonomike në mënyrë që kjo pavarësi t’u përshtatet afësive të tyre dhe statusit të tyre si nënë, bashkëshorte, motër, bijë e mbi të gjitha të përshtatet me rolin e tyre si muslimane.
Çfarë të shtyu dhe të motivoi të merrje këtë nismë dhe të shkruaje librin tënd?
Unë besoj se të qenurit ekonomimikisht e pavarur do të thotë të mësosh prej njerëzve, që ja kanë dalë, rreth e rrotull nesh. Nëse unë mund t’ia dal atherë çdo kush mund t’ia dalë. Unë nuk kam studjuar ekonomi as nuk kam frekuentuar leksione biznesi, por kam mësuar vetë se si të kaloj nga një karrierë e zakonshme në një biznes privat. Ajo çfarë kam kuptuar nga puna me komunitetin musliman është se ajo çfarë kanë vërtetë nevojë muslimanet është një biznes privat pra një burim të ardhurash vetjake. Gjë që është një e drejtë e jona dhe është në përputhje me parimet islame, dhe shembull për këtë kemi rastin e Hatixhes r.a dhe të Zejnebes r.a.
Njeriu kurrë nuk e mendon të keqen: aksidente, sëmundje, humbja e bashkëshortit e të ngjshme si këto. Por mos të shkojmë aq larg… Muaj më parë mora vesh për një motër e cila pas shumë peripecish për të gjetur punë më në fund e kishin thirrur për të punuar në një kompani prestigjoze, me një rrogë shumë të majme. Mirëpo u detyrua ta refuzonte ofertën sepse nuk kishte mundësi të paguantë në të njëjtën kohë çerdhen dhe kopështin për fëmijët e saj si fillim derisa të merrte rrogën e parë. Kjo për arsye se duke mos pasur një kapital më vete dhe nga pamundësia për të marrë borxh diku. Kam parë me qindra gra të cilat kanë hequr dorë nga dëshirat dhe nevojat e tyre vetëm sepse nuk kanë pasur mundësi të mbulojnë shpenzimet paraprake.
Atëherë mendova që ta ktheja biznesin tim personal në një projekt që do t’u vinte në ndihmë një numri të madh femrash muslimane në mënyrë që të sigurojnë një shumë të tyre duke filluar nga nevojat më thelbësore deri dhe tek ëndrrat e tyre.
Çfarë është “The Millionaire Muslimah Movement”?
Është një platformë, një guidë të cilën e kam krijuar me qëllim që të ndikojë dhe depërtojë, më lejen e Zotit, tek 10 mijë muslimane dhe që do t’i ndihmojë ato që në të paktën pesë vitet e ardhshme të hapin biznesin e tyre dhe nëse e kanë një të tillë ta kthejnë atë në një projekt afatgjatë.
Ç’do të thotë një sipërmarrje për ty?
Të jesh një sipërmarrëse do të thotë jo ta përshtatësh jetën tënde në bazë të kushteve por t’i krijosh ti vetë kushtet për jetën që dëshiron të bësh.
Sipërmarrja është një rrugëtim që të mëson ty me kalimin e kohës dhe nuk ka një manual që të mëson se si bëhet.
Çfarë nënkuptojmë me pavarsi financiare?
Pavarësia financiare është atëherë kur je në gjendje të përballosh një jetesë normale me të ardhura të mjaftueshme pa qenë e detyruar të punosh pa pushim për të përballuar gjërat më elementare. Njerëzit e pavarur financiarisht konsiderohen ata që i kanë të ardhurat e tyre më të larta se shpenzimet e tyre.
Duket sikur në komunitetin tonë është e përhapur ajo lloj mendësie se për të qenë e pavarur ekonomikisht për një femër zgjidhja e duhur është të martohet, kështuqë burri mund t’i sigurojë asaj të ardhurat e mjaftueshme për shpenzimet jetësore. Kjo është një mendësi mbështetur mbi një traditë të vazhdueshme edhe deri më ditët e sotme. Dhe kjo lloj mendësie vazhdon me idenë se meqenëse gruaja nuk është e detyruar të punojë jashtë shtëpisë për të siguruar të ardhurat familjare atëherë ajo duhet të përqendrohet vetëm tek punët e shtëpisë dhe edukimi i fëmijëve. Kjo lloj mendësie shkakton probleme të rënda në çift sepse nuk i mundëson gruas të merret me diçka që i pëlqen dhe i dhuron kënaqësinë e të punuarit me pasionin e saj por dhe kënaqësinë e të kontribuarit për shtëpinë dhe për shpenzimet personale.
Kjo lloj mendësie jo vetëm që rrit egon e mashkullit dhe ul vlerën e femrës tek sytë e burrit të saj por krijon idenë sikur mashkulli është burimi i vetëm i të ardhurave të femrës. Bashkëshorti nuk duhet parë si burim të ardhurash dhe nëse ai përpiqet e lodhet për të mbuluar shpenzimet minimale të jetesës, kjo nuk do të thotë që e ka për detyrë. Ai ka për detyrë furnizimin, sigurimin e një çatie dhe ushqimin mjaftueshëm për mbijetesë. E megjithatë ky lloj “burimi rizku” mund të këputet nga momenti në moment si pasojë e ndonjë fatkeqësie. Kështuqë merr masa që tani! Mjafton të drejtosh një biznes edhe online, nga shtëpia duke shfrytëzuar talentin tënd dhe aftësitë e tua për të krijuar një fond personal sado të vogël. “Millionaire Muslimah” është këtu për t’iu ndihmuar ta realizoni këtë edhe nëse nuk keni fare apo keni pak njohuri mbi biznesin.

LEAVE A REPLY