Si femra të kohëve moderne, shpesh jemi të prirura dhe të detyruar të besojmë se nuk meritojmë të trajtohemi në mënyrë të veçantë në krahasim me meshkujt. Ky kushtëzim jo rrallë herë na ka bër të harrojmë se Zoti na trajton çdo muaj në mënyrë shumë të veçantë, duke na treguar dashurinë e tij ndryshe nga njerëzit.
Shumë femra ndihen keq kur i përmend të përmuajshmet, sepse nuk mund të falen, ose mendojnë dhimbjet ose luhatjet e humorit, por në të vërtetë e gjithë kjo nuk është gjë tjetër vetëm se një bekim.
Menstruacionet nuk  janë një periudhë largimi nga Zoti por një periudhë lidhjeje  akoma më e fortë. Çshtë koha e duhur për të bërë më shumë dhikër, për të medituar, për t’u lutur. Dhe kjo gjëndje emocionale e trazuar është më e mira për t’ia hapur zemrën Zotit Tonë.
Dhe çfarë kohe se! Është e çuditshme sesi në kohën që jetojmë, ne si femra jemi të detyruara të sillemi normalisht si çdo ditë tjetër të muajit, kur në fakt 1000 gjëra ndodhin brenda trupit tonë; prodhimi i hormoneve, muskujt që vihen në punë rishtazi, dhimbje shpine ,dhimbje në fundin e barkut, lodhje…
Por Zoti ynë nuk na trajton si çdokush tjetër. Sa i Mëshirshëm dhe i Kujdesshëm është Ai ndaj nesh në këtë periudhë dhe sa të bekuara jemi ne që kemi mundësinë të përjetojmë këtë përkujdesje dhe dashuri të vecantë një herë në muaj.
Zoti Ynë e krijoi këtë fazë për ne, duke na ftuar të mësojmë sesi të duam më shumë veten tonë duke na treguar meshirën e Tij duke na privuar kështu nga rituali i faljes madje dhe nga agjërimi i detyruar. Butësia dhe dashuria e Tij ndaj nesh janë një ftesë e hapur për ta trajtuar veten dhe të tjerët me butësi në kohë nevoje dhe dobësie. Ah, sikur njeriu të mund të mësonte nga Zoti…!
Jetojmë në një shoqëri ku flitet shumë për respketin ndaj femrave, por realiteti është se meshkujt janë të parët që shfryjnë kur femrat në ambjentet e tyre të punës gjatë ciklit shprehin nevojën të largohen më herët ose shfaqin shenja lodhjeje. Normalisht që çdo femër e përjeton ndryshe, por kjo nuk është arsye për të mos e vlerësuar këtë si moment, këtë mençuri dhe kujdes të Zotit ndaj nesh.
Menstruacionet janë ende tabu, kur në fakt duhet të jenë mësim për çdo musliman. Kjo periudhë e lidhjes së fortë me Zotin dhe e meditimit është një përkujtesë e mrekullueshme mbi krijimin, duke na kujtuar se Allahu është Al Khalik-Krijuesi. Menstruacionet janë një përkujtes e zgjedhjes së mrekullueshme të Zotit për ta bërë mitrën tonë, shtëpizën e krijimeve te tij, vendin ku Ai i jep formë para se t’i japë jetë.
Edhe nëse dikush nga ne nuk mund të ketë fëmijë, Zoti e ka bër pjesë të këtij përkujtimi.
Në arabisht mitra quhet rahm dhe kjo lidhet direkt me emrat e Zotit ,ArRahman, ArRaheem, Krijuesi i dashurisë, i lidhjeve, Ai që i do krijesat e tij pa kushte dhe që është më pranë se kushdo.
Përse nuk mund të falemi kur jemi me menstruacione?
Një motër muslimane hodhi dritë mbi këtë pyetje: pas lindjes instruktorja e saj e joges i tha asaj se ajo nuk duhet të bënte një pozicion të caktuar joge që ishte shumë i ngjashëm me sexhden gjatë faljes duke i shpjeguar se një pozicion i tillë ishte dëmtues për mitren kur ajo është në një gjëndje gjakrrjedhjeje, qoftë post lindjes qoftë nga periodat. Çfarë mirësie është për të gjitha femrat ta mësojnë këtë fakt, duke vërtetuar sërish fjalën e Zotit dhe çdo gjë e udhëzuar dhe urdhëruar prej Tij është më e mira për ne.
Ndoshta nuk e dini por një nga mënyrat e humbjes së bekimeve gjatë kohës së menstruacioneve është kur ndalojmë së falenderuari për to.
Nuk duhet ta lejojm veten të ushqejmë ndjenja negativiteti dhe të ndihemi të privuara në lidhjen tonë me Zotin gjatë kësaj kohe “papastërtie”. Koncepti i papastërtisë është në kontradikt me mësimet e Profetit alejhi salam që iu përgjigj duke i mbajtur bashkshortet e tij edhe më pranë gjatë kësaj periudhe dhe duke i trajtuar me më shumë dashuri.

Përshtati: Isra

LEAVE A REPLY

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.