Kur dua diçka në jetë, i shkoj deri në fund. Kurrë nuk kam qenë prej atyre që e lënë punën në gjysmë – qoftë kjo për të mirë o për të keq, për dieta apo për ëmbëlsirat e bajramit (ups!), për punën e palodhshme gjatë natës vonë ose për ditët relaksuese. Kur je duke e ndjekur ëndrrën, bën të pamundurën që ajo të realizohet, apo jo? Sikur shumë prej jush, edhe mua ky koncept i ndërmarrjes së hapave për të vepruar më është ngulitur në kokë. Gjithmonë duhet të bësh diçka. “Cili është hapi tjetër? “Vazhdo me hapa të sigurtë” “Vazhdo të marrësh hapa veprimi masiv” “Thjesht bëje.” Duket motivuese, apo? Jo edhe aq! Çfarë veprimi të marr, kur asgjë nuk ndryshon vetëm se ajo çka e ka caktuar Allahu? Kjo ishte gjendja në të cilën e gjeta veten.

Nëse jeni si gratë që unë i trajnoj, do të thotë se jeni duke dhënë gjithçka nga vetja. Me siguri lexoni libra, marrni pjesë në të gjitha kurset dhe tubimet, falni tehexhudin, bëni shumë lutje gjatë kohës kur pranohen lutjet, marrni të gjitha masat e nevojshme, jeni këshilluar me gra tjera, dijetarë, mentorë…nuk keni lënë gur pa lëvizur. Megjithatë lutjet e thella dhe dëshirat e zemrës akoma nuk janë duke u realizuar. Pavarësisht faktit se keni dhënë maksimumin tuaj, nganjëherë nuk keni çka të bëni më shumë. Pritja që Allahu të përgjigjet gjithashtu është një veprim.

Ka periudha kohore që duhet pritur.

Dhe ka periudha kohore që duhet vepruar.

Ekziston një ritëm në këtë univers. Nuk mund t’ia dilni. Nuk arrini ta bëni dot. Të gjitha veprimet e mundura në botë nuk do ta sjellin atë çka nuk është e shkruar që të të vijë tani.

Çdo gjë vjen në kohën e caktuar.

Nganjëherë, e gjitha çka kërkohet nga ti është të presësh.

Të presësh me dashuri.

Të presësh pa mos u demoralizuar në jetë.

Të presësh duke e shijuar çdo ditë deri në maksimum.

Mos lejo që pritja të të pengojë ta duash jetën.

Mos e pauzo jetën për shkak se je në pritje të diçkaje.

Lëre natyrën të vazhdojë rrugën e saj.

Lëri njerëzit të vijnë në kohën e tyre.

Lëri që mundësitë e mira të vijnë vetë tek ti në vend se t’i ndjekësh ato me dëshpërim.

Lute Allahun për udhëzim. Kërkoi Atij që të ta tregojë hapin e ardhshëm. Jo çdo situatë kërkon nga ti që të bësh diçka. Nëse diçka, çfarëdo qoftë ajo, nuk është e shkruar të bëhet, do ta kuptosh me zemër se është koha që të përqëndroheni dhe të vazhdoni – do ta dini këtë. Keni besim  në Allahun dhe jini të kënaqur me jetën që keni tani, – këto dy gjëra do t’jua realizojnë lutjet tuaja më shpejtë sesa marrja e masave të shoqëruara me frikë.

Përktheu: Hanife Alija Dauti

LEAVE A REPLY

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.