Falje për çdo vepër të kaluar

Pofeti Muhamed a.s ka thënë: “Kush agjëron Ramazanin me besim dhe shpreson në shpërblimin e Allahut, do t’i falen të gjitha mëkatet e kaluara”

Cfarë nënkupton kjo?

Nëse ti agjeron Ramazanin, i ndërgjegjshëm që po e bën vetëm për hir të Allahut, që dmth jo për traditë apo ndjekje zakoni, si dhe shpreson në shpërblimin e Zotit duke bërë shumë vepra të mira, Allahu do të të falë cdo vepër të kaluar.

“…nëse robi Im më afrohet duke ecur, Unë i afrohem duke vrapuar”

Mjafton vetëm që të kemi guximin për të bërë hapin e parë:pjesa që mbetet vjen gradualisht!

“Eh, por është pak e vështirë të qëndrojmë të gjithë ditën gjatë gjithë Ramazanin e përqëndruar”- mund të thoni.

Keni të drejtë, ja pse Profet a.s shtoi:

“Kush qëndron netëve të Ramazanit duke u falur me besim e shpresë në shpërblimin e Zotit,do t’i falen të gjitha mëkatet e kaluara.”

Cfarë nënkupton kjo?

Mbase gjatë ditës mund të harrosh objektivin tënd, e hutuar pas shumë punëve që ke për të bëre. Atëhere Allahu na jep një tjetër mundësi:

Namazi i natës, i njohur si kijam ul lejl, ose më saktë namazi i natës.

Praktikisht, Profeti a.s po na thotë që nësë gjatë Ramazanit falim namaz nate me ndjenjë dhe besim të qëndrueshëm në shpërblimin e Allahut, atëherë do të na falet çdo gabim i kaluar. Pra, Profeti a.s na ka këshilluar që të sforcohemi gjatë gjithë muajit, duke na bërë me dije se nësë na kalon ndonjë gjë pa bërë mund ta rekuperojmë me namazin e teravive dhe të natës dhe nëse në rast ekstrem nuk ia dalim dot kemi ne dispozicion 10 ditët e fundit te Ramazanit.

Eshte e qartë se nuk duhen lënë qëllimisht pas dore punët e mira dhe të përqëndrohen vetëm 10 ditëshin e fundit. Në fund të fundit mbetet mes nesh dhe Zotit, është Ai që di edhe atë që fshehim ne zemër.

Ky thesar,që në fakt përmbledh 3 të tillë në vetvete, do të na mjaftonte: cfarë mund të kërkojmë më shumë se kaq? Pra, kemi mundësinë të rifillojmë nga zero, si ditën që kemi lindur. Na jepet mundësia të hedhim faqe të re të jetës sonë, le të përfitojmë!

Shpëtim prej xhehennemit

Profeti a.s ks thënë se cdo natë të Ramazanit Allahu shpëton nga dënimi grupe njerëzish.

Nuk e di nëse është e qartë: nuk bëhet fjalë vetëm për falje për gjërat e kaluara,por bëhet fjalë për shpëtim përfundimtar. Nëse je pjesë e këtyre personave je i shpëtuar përfundimisht!

Si pasojë e përsëritjes së përditshme të këtyre veprimeve te mira, në fund të 30 ditëve do të shohim se do të jemi njerëz më të mirë,me ndihmen e Zotit, edhe nëse bëjmë gabime, Allahu do të na lehtësojë përderisa veprat e mira peshojnë më shumë se sa ato të këqija. Në fakt ndër treguesit që na ndihmojnë të  kuprojmë si rezultoi Ramazani jonë është sjellja jonë pas mbarimit të tij.

Thesari i shpërblimit(hasanat)

Allahu përvec faljes dhe shpëtimit definitiv, gjatë Ramazanit na jep një tjetër mundesi: ngritjen ne grada më të larta të xhennetit. Sic mund ta dini, ne parajsë personat nuk janë të gjithë në të njëjtin nivel. Kush përpiqet minimalisht nuk është njësoj si ai që kryen një varg me vepra të mira.

Ja që Ramazani, falë të Madhërueshmit,na vjen në ndihmë duke na vënë në dispozicion një tjetër thesar. Sic na mëson Profet a.s,normalisht cdo vepër e mirë llogaritet 10-fish , ndërsa cdo vepër e keqe logaritet vetëm një herë dhe kaq. Gjatë Ramazanit nuk është më kështu:

Cdo vepër e mirë shumëfishohet per 70, kështuqë cdo vepër vlen sa për 700 herë. A e kuptojmë vallë rëndësinë e kësaj? Profeti a.s në një hadith na mëson se cdo shkronjë e lexuar nga Kurani shpërblehet dhe për pasoja gjatë Ramazanit shumëzohet me 700. Vetëm fjala Bismilahi Rrahmani Rrahim përmban 19 shkronja arabe:19×700=13300 vepra të mira. Imagjinoni cfarë do të ndodhte nëse lexojmë nja faqe, apo mund ta merrni me mend nëse lexoni të gjithë Kuranin!

Shpërblimet për veprat e mira nuk mbarojnë këtu: gjithmonë sic na mëson Profeti a.s nëse shtrojmë iftare për agjëruesit,do të kemi përvec shpërblimit tonë edhe sevapet e atyre që po u ofrojmë iftar, pa iu hequr asnjë shpërblim atyre. Mund të duket tepër e bukur për të qënë e vërtetë,kështuqë po e përmbledhim:

  • Unë që agjëroj marr shpërblimin tim(me ndihmën e Allahut)
  • Motra apo vëllai im prej besimi merr shpërblimin e vet
  • Nëse iu ofroj atyre iftar,shpërblimit tim i shtohet edhe shpërblimi i atyre, pa iu hequr asgjë atyre.

Pranim i duave(lutjeve)

Deri këtu dikush mund të mendojë se Ramazani është një rast i mirë vetëm për gjëra që lidhen me jetën tjetër.

Ja që Allahu po na ofron një tjetër thesar që mund të na përmirësojë menjëherë këtë jetë përpara jetës së përtejme: pranimin e lutjeve tona.

Sic na mëson Profeti a.s, në hapjen e iftarit gjatë Ramazanit, agjëruesi mund të bëjë lutje të cilat nuk i refuzohen.

Në suren El-Bekare,menjëherë pas ajeteve që flasin për Ramazanin, gjejmë këtë ajet që tregon se sa lidhje të ngushtë ka duaja me këtë muaj të shenjtë: “dhe kur robërit e mi të pyesin për Mua, në të vertetë Une jam afër! I përgjigjem lutjes së lutësit kur më drejtohet”. Shokët e Profetit a.s në shenjë përgatitjeje për ardhjen e Ramazanit ndëronin një listë të caktuar me lutje tek të cilat përqëndroheshin gjatë të gjithë muajit dhe ishin të sigurt se brenda vitit cdo lutje pranohej dhe realizohej.

Perktheu:Albana Celepia

LEAVE A REPLY

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.