Thirrje për aplikim për praktikë (internship) të paguar

0

Muslimania.al dëshiron t’ju njoftojë se fushataPërkrah edhe ti fuqizimin e grave muslimane këtë Ramazan!” për mbledhjen e fondit për të ofruar vende pune apo një praktikë të paguar për gra dhe vajza në nevojë përfundoi.  

Falenderojmë nga zemra të gjithë ata që kontribuan duke shpërndarë nismën me miq dhe familjarë dhe mbi të gjitha ata të cilët kontribuan në vlerë monetare.

Siç patëm përmendur në njoftimet e mëparshme, pas përmbylljes së fuashtës, shpallim thirrjen për aplikim për vendet përkatëse së bashku me detyrat dhe përgjegjësitë e pozicionit:

Në pozicionin e Gazetares:

  • njohuri shumë të mira të gjuhës shqipe 
  • Mundësisht eksperiencë minimale në fushën e gazetarisë (por jo e domosdoshme)
  • Dëshirë dhe vullnet për të mësuar në këtë fushë

Detyrat: prej aplikantes do të kërkohet të realizojë një numër lajmesh të paracaktuara në fillim të praktikës.

Në pozicionin e Përkthyeses:

  • Njohuri të përparuara në gjuhë të huaj, si : italisht, anglisht, turqisht (të paktën njërën nga këto gjuhë)
  • njohuri shumë te mira, në gjuhën shqipe
  • Eksperiencë minimale në të kaluarën në fushën e përkthimit

Detyrat: të përkthejë një numër artikujsh të përzgjedhura paraprakisht nga vetë stafi në gjuhët në të cilat ka njohuri dhe aftësi për të përkthyer në gjuhën shqipe ose nga gjuha shqipe në anglisht (per versionin anglisht të faqes)

Në pozicionin Redaktore:

  • Njohuri të përparuara në gjuhën shqipe
  • Kualifikim përkatës

Detyrat: të redaktojë të gjitha materialet e paracaktuara dhe përzgjedhura 

Në pozicionin Graphic designer: 

  • Të ketë njohuri bazë mbi platformat online për të krijuar grafikë/postera të thjeshta për ilustrim artikulli ose për njoftime

Detyrat: deri në fund të praktikës të jetë në gjendje të prodhojë një numër të paracaktuar posterash 

Cfarë ofrojmë ne?

  • Mundësi pune apo Praktike të paguar
  • Mentorim në fushën përkatëse nga specialiste të fushës
  • Përfitim te njohurive dhe aftësive të reja në fushat përkatëse

Për të interesuarat ju ftojmë të dërgoni CV si mesazh në faqen tonë në Facebook apo Instagram, ose duke dërguar e-mail në [email protected]  duke shprehur dhe interesin për pozicionin përkatës.

Data e fundit e aplikimit: 5 qershor 2020

Shënim: për përzgjedhje nuk është kriter i domosdoshëm mosha, por vetëm gjinia (kjo thirrje është e hapur vetëm për vajza dhe gra). Përparësi do t’i jepet personave në gjendje ekonomike kritike, sidomos të cënuar për shkak të krizës pandemike dhe pasojave të saj, si psh humbja e vendit të punës etj.

 

LEAVE A REPLY

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.