Tiramisu’ ëmbelsira që të ngre moralin

0

Ju ka ndodhur ndonjë herë qe t’ju vijë ndonjë mysafir i papritur dhe keni dashur që ta qerasni me ndonjë embelsirë?

Më e freskët se ajo e pasticerive dhe e thjështë per t’u përgatitur.

Përbërësit:

  1. 500 g mascarpone/buding me kakao ose cokollatë
  2. 1 pako biskota savoiardi
  3. 120 g sheqer
  4. 1 bustinë kakao
  5. Qumësht
  6. Shllak

Përgatisim në një xhezve qumësht me kakao ose kakao me ujë dhe pa sheqer. Pasi të zihet e lemë të ftohet.

Në një tave qelqi, ose një vasketë katrore, shtrojmë biskotat savoiardi të cilat i kemi ngjyer me kakao me qumësht ose ujë. Biskotat i shtrojmë në mënyrë horizontale. Përgatisim mascarponen ose budingun me cokollatë dhe e shtrojmë sipër biskotave në një masë të lartë 1 gisht.

Shtrojmë prapë një shtresë me biskota të ngjyera në kakao.

E mbulojmë sipër me shllak/pana të ëmbëlsuar/vezë të rrahur me sheqer

Në nje lug gjelle hedhim kakao dhe ja hedhim panës sipër duke i rënë lehtë me gisht bishtit të lugës (në mënyrë që kakao të përhapet në mënyrë të barabartë).

Ju beftë mirë!

©Muslimanja.com

LEAVE A REPLY

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.