Përbërësit për 8 persona:

1 maskarpone 250 gr

3 kokrra vezë

3 lugë sheqer

2 paketa biskota për tiramisu (savoiardi)

 

100 gr kakao/kafe

1 gotë qumësht

 

500 gr luleshtydhe

1 banane

200 gr arra

Pergatitja:

Faza e parë:

Ndahet e bardha nga e verdha e vezës. Rrahim të bardhën e vezës për rreth 7-8 minuta e më pas i shtojmë sheqerin dhe e vazhdojmë procesin e rrahjes derisa ky i fundit të jetë tretur tërësisht. Kësaj mase i shtojmë të verdhën e vezës derisa të marrë një trajtë kremoze. Përbërësve i shtojmë maskarponen dhe i përziejmë sëbashku.

Faza e dytë:

Në këtë fazë merremi me përgatitjen e frutave. Në këtë rast kam përzgjedhur luleshtydhe dhe banane. Këto fruta i presim në feta.

Sa i perket arrave (mund të shtoni dhe fruta të thata  të llojeve të tjera) i grimcojmë me dorë në masën e parapëlqyer.

Faza e tretë:

Në gotën e mbushur me qumësht, shtojmë kakao/kafe për të lagur biskotat. Më pas fillojmë ti rendisim në enë për të formuar shtresën e parë. Pasi kemi formuar ”dyshemenë” e tiramisusë shtojmë masën e përgatitur në fazën e parë, në mënyrë të njëtrajtshme në të gjithë sipërfaqen. Sipër saj shtojmë frutat e përgatitura në fazën e dytë.

Ndjekim të njëjtën procedurë sa i përket biskotave dhe masës së përgatitur gjatë fazës së parë, për shtresën e dytë. Sipër saj me ndihmën e sitë pudrosim tiramisunë nga sipër.

Mund të perdorni mënyrë te ndryshme dekorimi sipas dëshirës p.sh.kremin e pregatitur, frutat, etj. Vendoseni në frigorifer mesatarisht për 5 orë

LEAVE A REPLY