Topthat me hurma janë një ëmbëlsirë e shpejtë e lehtë dhe përgatiten pa zierje apo pjekje. Janë të pasura me yndyrna bimore si dhe sheqer natyral. Janë të përshtatshme për shuarje urie midis vaktesh, para provimeve apo pas palestrës.

Përbërisit:

Mund të vendosni vetë se çfarë produktesh të zgjidhni e rëndësishme është që të jenë present 3 elementët bazë:

  • Hurma arabie
  • Arra kokosit
  • Vaji
  • Fruta të thata
  • Peta misri (Corn flakes)

Unë kam zgjedhur për vaj vajin e arrës së kokosit (por mund të përdoret dhe vaj lini, vaj ulliri etj) ndërsa ndër frutat e thata kam zgjedhur kikirika; lajthi dhe bajame. Evitoni vajrat e rëndë dhe me aromë të fortë si dhe frutat e thata të buta sikurse rrushi i thatë apo fiku i thatë sepse shija e hurmës duhet të jetë mbizotëruese. Mundohuni të ruani një balancë kalorishë në mënyrë që most ë shndërrohet në një ëmbëlsirë-bombë kalorike.

Poçesi:

Hiqni bërthamën e hurmës dhe coptëzojeni në një tas. Shtoni frutat e thata e thërmuara. Mund të shtoni gjithashtu dhe petat e misrit të thërmuara. Shtojmë vajin. Masën e punojmë me duar por jo me mikser. Mund ta hedhim në një letër të tejdukshme kuzhine dhe aty e punojmë përsëri. Që masa të bëhet sa më kompakte mund ta lëmë në akull për disa minuta sa të ftohet por jo të ngrihet. Megjithatë ky proçes edhe mund të evitohet nëse nuk keni kohë

Këpusim copa të barabarta për t’i formësuar. Mund të bëhen në formë petash ose topthash. Dhe si përfundim i hedhim përsipër arrën e kokosit të thërmuar e cila do të ngjitet vetë pa pasur nevojë ta ngjeshim për shkak të vetisë ngjitëse të hurmës. Ruajeni të freskët në frigorifer.

 

LEAVE A REPLY