Si me të gjitha ëmbëlsirat, kjo tortë është edhe më e shijshme një ditë më pas. Brumi hurmës kontribuon në cilësinë e kësaj torte duke i dhënë butësi ndërsa për shkëlqim vendosni pak karamel, që është mbreti i të gjitha ëmbëlsirave. Servireni atë me një zbukurim sipër si përshembull hurma të copëzuara për iftarin tuaj të ardhshme dhe një  “wow” të madhe e keni të garantuar si shpërblim të përpjekjes tuaj.

Përbërësit

  • 1 filxhan brumë hurme
  • 1 ¼ filxhan kafe të nxehtë
  • ¾ filxhan gjalpë
  • ½ filxhan sheqer të bardhë
  • ¼ filxhan sheqer kaf
  • 2 vezë të mëdha, në temperaturë ambienti
  • 1 lugë esencë vanilje
  • 1 miell filxhan
  • ½ filxhan pluhur kakao
  • 1 lugë çaji sode buke
  • ½ lugë kripë
  • 1 lugë pluhur kanelle
  • Lëngun dhe lëkurën e një portokalli
  • ½ filxhan çokollatë me cilësi të mirë, thuajse të copëtuar

Përgatitja

  1. Ngroheni furrën në 180 ° C / 350 ° F.
  2. Merrni një formë për torta rreth 22.5cm dhe spërkateni me gjalpë.
  3. Brumin e hurmave bashkojeni me kafen e nxehtë dhe lëreni mënjanë
  4. Përzieni në një mikser për rreth 2 min gjalpin bashkë me sheqerin kaf dhe të bardhë. Shtoni vezët një e nga një dhe vazhdoni miksimin. Shtoni vanilje dhe përzieni sërish masën.
  5. Przieni në një tas të gjithë përbërësit e thatë si miellin, pluhur kakao, sode buke, kripë dhe pluhur kanelle. Vazhdoni me sitjen e të gjithë masës më lart.
  6. Shtoni në mikser kafen e nxehtë së bashku me hurmat. Shtoni lëng portokalli dhe lëkurën e tij, përzijini mirë. Shtoni edhe çokollatën e copëtuar.
  7. Hidheni të gjithë masën në formën e pjekjes. Piqeni për rreth 55-60 minuta deri sa skajet fillojnë të tkurren. Lëreni të ftohet dhe vendoseni në pjatën shërbyese.

Shtresa karamel

Sheqeri kaf jep një shije karameli. Nëse nuk e pëlqeni shijen e karamelit, mund ta zëvendësoni sheqerin kaf me atë të bardhë.

Përbërësit

  • 3 ½ lugë çaji gjalpë
  • ¼ filxhan sheqer kaf të errët
  • 1 lugë çaji ujë
  • Kripe
  • 1/3 filxhan krem mascarpone
  • ½ filxhan çokollatë të copëtuar

Përgatitja

  1. Përzieni gjalpë, sheqer, ujë dhe kripë në një tigan të vogël. Zijeni masën për 2-3 minuta.
  2. Hiqeni nga nxehtësia. Rriheni kremin, pastaj shtoni çokollatë. Lereni të ftohet deri kur të trashet.
  3. Hidhni mbi tortë, duke lënë të pikojë anëve të tortës

Shijojeni!

Perktheu: Jonida Hoxha Vishkurti

LEAVE A REPLY

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.