Mattonella apo Smorgastata është një tortë e kripur që mund të gjendet në kultura të ndryshme sidomos europiane. Ajo është një pjatë e ftohtë dhe nuk është nevoja për të ndezur furrën. Mund të përdoret si antipast apo dhe për vaktin e zemrës.

Është e shepjtë për t’u përgatitur? A jeni gati? Atëherë lidhni rripin e përparses dhe fillojmë:

  • 4-5 pako crackers
  • 500 g gjizë ose djath philadelphia
  • 2 kunguj mesatar
  • 150 g mish të tymosur ose proshutë prerë në formë kubash
  • 2 lugë djath parmigiana ose çfarë do lloj djathi tjetër i grirë.
  • Vaj ulliri
  • Kripë dhe piper.

 

Si fillim vendosni një natë para gjizën të kullojë ose në rast të kundërt nëse do të preferoni të zgjidhni djathin Philadelphia atëherë përzijeni në një tas ku do të përgatisni kungullin të grirë (me një grirëse me hoja të gjëra) pak vaj ulliri, kripë dhe piper. Shtoni djathin e kaçkavallit dhe kubat e proshutës apo mishit të tymosur. Në një tas katror vendosni crackersat ashtu sin ë foto.

Shtoni masën e përgatitur dhe mbulojeni përsëri me crackersa. Keshillohet që të serviret të paktën gjysëm ore pasi është ruajtur në frigorifer. Nuk duhet lënë gjatë sepse crackersat do të zbuten shumë dhe forma mund të prishet.

11204955_874871592602725_7051842521309951109_n 11796450_874871715936046_6822974642740260984_n 11781846_874871732602711_5410837763739972177_n

 

 

LEAVE A REPLY