Për pandispanjën (bazën)

-5 kokrra vezë

-5 lugë gjelle sheqer

-5 lugë gjelle miell

-1 paketë vanilje

-1 paketë fryrës ëmbëlsirash (sodë)

-1 filxhan kafeje vaj

-150gr spinaq

Fillimisht marrim vetëm gjethet e spinaqit dhe i ziejmë. Me ndihmën e një blenderi e sjellim në trajtë kremoze dhe e lëmë të ftohet.

Më pas fillojmë me përgatitjen e pandispanjës. Ndajmë të bardhën nga e verdha e vezës. I rrahim derisa të përftojmë një masë homogjene kremoze. Shtojmë sheqerin dhe e rrahim serish derisa të tretet ky i fundit. Më pas shtojmë miellin, vaniljen, fryrësin e ëmbëlsirave dhe vajin. İ rrahim sërish për 5 minuta dhe në fund shtojmë spinaqin. E pjekim me 180 gradë për 20 minuta. Furra duhet të ketë arritur temperaturën dhe tavës vendosini letër kuzhine.

Ndërkohë që piqet baza e tortës fillojmë me përgatitjet e kremrave që do të vendosim midis  shtresave.

Krem Vanilje:

250 ml qumësht

3 lugë sheqer

1 paketë vanilje

Këtë krem e përgatisim për ta vendosur midis 2 bazave. Në tenxhere hedhim qumështin, sheqer, pakëten dhe i përziejmë derisa të trashen.

Gjithashtu për dekor ju duhen:

100 gr arra të bluara

100 gr stika të bluara

1 kuti pana  embëlsirash 200 ml

Pandispanjën ndajeni në 3 pjesë. Vendosni shtresën e parë mbi diskun e tortave. Fillimisht spërkateni me pak qumësht, vendosni kremin e vaniljes e më pas hidhni arrat dhe stikat. Mbivendosni bazën e dytë dhe përseritini hapat e ndjekur për shtresën e parë. Vendosni shtresën e tretë dhe lyejeni vetëm me kremin pana.

Ju bëftë mirë!

LEAVE A REPLY