Tre fëmijë dhe një punë? Mision i pamundur me ndihmën e superfuqive!

0

 

Nga gazetarja Elasti, alias Claudia de Lillo

Ç’do gjë nisi nga salla operative e një agjensie mobilimi.”Do të të bëjmë një trader”, më premtuan. Praktikisht, blija dhe shisja aksione. Ishin vitet 90’, epokë kontratash të përjetshme dhe bursash euforike. Ishin të gjithë meshkuj në stafin tim, ku adrenalina dhe testosteronet prodhonin shitje të pa para dhe entuziazëm tifozlliku.

«Këtu gratë sjellin ters. Ndaj dhe do të të quajmë Xhovani! S’e ke problem apo jo?!” – më pyeti shefi atëherë. Isha pak a shumë njëzet vjeçe dhe e ardhmja po më priste me plot të papritura të përditshme.

«Barazia midis mashkullit dhe femrës zgjat derisa bëhesh nënë » – më ka pas thënë dikur një profesoresh, ndërsa unë i buzëqesha me mirësjellje edhe pse nuk i besova. Unë, por dhe Xhovani, ishim  “të plotëfuqishëm”. «Je e fejuar? Ta dish që këtu nuk zgjasin shumë lidhjet. Punojmë shumë dhe me shumë përkushtim saqë nuk tepron kohë për gjëra të tjera. Të paralajmërova, Xhovani!».

Pas ca kohësh vendosa të mbaja të fejuarin dhe të lija, pa asnjë pishmanllëk, punën e parë me kohë të plotë dhe me kontratë. Ëndërroja gjithmonë një punë që e bëja me pasion, një dashuri të përjetshme, fëmijë, një frigorifer të madh dhe disa pika fikse. Ëndërroja një lumturi që nëna ime dhe profesoresha ime nuk e kishin patur.

Rastisa në një agjensi shtypi. U bëra gazetare. Kisha një zyrë, një tavolinë pune, një emër përdoruesi dhe pesëqind fjalëkalime, dhe një badge me fotografinë time, ca kolegë, një rrogë, pushime të paguara dhe një distributor kafeje. Por mbi të gjitha, kisha ndjenjën e përkatësisë në një komunitet. I fejuari im, që ndërkohë ishte bërë burri im, gjeti punë në Londër. U bëmë dy. Ishim njësoj me të njëjtën dëshirë për t’u afirmuar dhe me të njëjtat të drejta për të gjetur rrugën tonë: ai atje unë këtu.  Ç’farë problem kishte? Kur të dy kishim luksin e një vendi pune të qëndrueshëm.

Linda fëmijën e parë dhe jeta ime filloj të përshtjellohej. Bëra sikur s’kishte gjë. Isha si një ushtar i rreptë në zyrë dhe një klloçkë e butë në shtëpi. Larg shoqërisë, e hutuar por përsëri duke ruajtur ekuilibrin edhe pse mbi një fill të hollë. Ky fëmij[ u bë me një vëlla më pas. Gjërat u përshtjelluan edhe më shumë. Në mes të punës merrja telefonata fantastiko-shkencore nga dadot: “Fëmija ka temperaturë të ulët a është normale? Djali ka vjellur të jeshiltë, çfarë duhet të bëj? Një herë në një konferencë online për resultatet tremujore të Fiat-it bërtita me migrofon hapur: – “Çfarë, i ka mbushur panolinat pas 4 ditësh?! Mund ta imagjinoni vetë reagimin e Komunitetit për Fonde Ndërkombëtare dhe nga Shoqata e Gazetarëve.

Kur mendoj për ato vite më kujtohet vetëm lodhja dhe rraskapitja, ndjenja e fajit dhe ajo ndjenja e të qenurit gjithmonë në vendin e gabuar.  Një ditë vendosa të dorëzoja bexhin dhe hoqa dorë nga distributori i kafesë dhe tavolina e punës vetëm e vetëm që të kisha nënkontroll shëndetin tim mendor dhe të rigjeja lumturinë e humbur.

Sot kam tre fëmijë, një burrë, një frigorifer gjigant, një tapi, dhe shumë bashkëpunime si profesioniste e pavarur. Nuk e kam më bexhin e punës as orare dhe për këtë arsye të gjithë e quajnë veten pronar të kohës time përveç meje. Zgjohem në mëngjes në 4 për një punë në radio që e bëj nga shtëpia. Një punë e bukur por rraskapitëse. Nuk jam kur fëmijët e mij zgjohen për në shkollë, por jam aty kur ata kthehen.

Punoj shumë nga shtëpia por askush s’më merr serjozisht, madje ia nisin me disa kërkesa absurde, si: “a do shkosh të tërheqësh pak rrobat nga pastrimi kimik? Faturat do i paguash ti apo jo? Të lutem mami a do të më blesh një kompast në kinkaleri? A mund të flasim pak? A do na përgatisësh një tortë? Në disa raste për të ndenjur vetëm mbyllem në dhomë dhe hiqem sikur nuk jam aty.

Më mungon siguria për të ardhmen, përkatësia e diçkaje më të rëndësishme se unë.  Por po shijoj pasionin e të bërit të punës që më pëlqen. Vetëmashtrohem se kam lirshmëri në orare dhe mund të bëj çfarë dua atëherë kur dua dhe mbi të gjitha kam kënaqësinë e të qenurit pranë fëmijëve të mi. A jam e lumtur? Besoj se po. A kam pishmane? Plot! Ku do doja të isha? Jo shumë larg nga jam.

Kam tre djem dhe si gjyshe e ardhshme do të doja që mbesa ime të ketë një jetë më të mirë dhe të arrijë të përmbushë me fuqitë e saj të magjishme prej heroine si të gjitha gratë e tjera atë që unë nuk e arrita dot.

 

LEAVE A REPLY