Trump braktis “muslim ban”, analistët: politika e Presidentit ndryshon pas vizitës në Arabinë Saudite

0

Donald Trump ka hequr më në fund një nga pjesët më të debatueshme të fushatës dhe të sjelljes së tij si President, që shkaktoi edhe kundërshtimin më të madh jo vetëm nga shqoqëria amerikane, por edhe nga gjykatat e mbarë vendin.

Në rekursin e ri drejtuar Gjykatës së Lartë, administrata Trump ka hequr termin “Muslim Ban” dhe ka shtuar “Enemy Ban”, duke shtuar në listën e vendeve të ndalimit edhe Korenë e Veriut e Venezuelën.

Siç bën të ditur e përditshmja italiane La Repubblica, “muslim ban” ishte edhe një dilentatizëm nga ana ligjore dhe kushtetuese që i shkaktoi Trump-it, gati një vit rrëzime në të gjitha nivelet e gyqësorit, por edhe një shënjestër për ta sulmuar administratën e presidenttit aktual si ksenofobe dhe  përjashtuese.

Edhe pse në dukje, një ndryshim “teknik”, La Repubblica thekson se kemi të bëjmë me një lëvizje politike të Trump, që vjen nga vizita e rëndësishme e presidentit amerikan në Arabinë Saudite, ku ai përsëriti që jo vetëm nuk ka gjë kundër muslimanëve, por i konsideron ata si aleatë në luftën ndaj terrorizmit.

Analistët thonë se gjuha dhe veprimi i administratës amerikane ka ndryshuar thelbësisht nga fushata elektorale.

Por nga ana tjetër kërkon të sigurojë një përshtatje me Kushtetutën e SHBA, e cila kundërshton çdo diskriminim në bazë të fesë.

Në listën e zezë të vendeve ku qytetarët e tyre nuk mund të hyjnë në SHBA mbeten sërish: Irani, Libia, Siria, Jemeni, Somalia, Çadi, ndërkohë që është hequr Sudani.

LEAVE A REPLY