A u tregova egoiste kur zgjodha të përfundoja doktoraturën time?

0

E gjeta veten në mes dy alternativash: të tërhiqesha përfundimisht nga jeta akademike dhe të mbyllesha në atë guackën time, ose të sfidoja veten për të qenë pjesë e jetës akademike dhe me shumë mundësitë e mëtejshme që ajo të ofron.

Vitin e kaluar, pas katër vjetësh, më në fund përfundova doktoraturën time, në moshën 48 vjeçare. E nisa atë sepse isha në kërkim të një sfide akademike ndërsa po rrisja fëmijët e mij në një zonë të rëndomtë. Po ndihesha e shkëputur nga jeta akademike dhe kërkimit e mia më risollën një qëllim në jetë. Por pasojat në jetën time familjare dhe në gjendjen tonë ekonomike qenë të pariparueshme dhe deri më sot po mundohem ta rimarr veten.

E dija që po t’i futesha jetës akademike do të ishte shumë egoiste nga ana ime dhe që do më merrte nga koha dhe haku i dedikuar fëmijëve të mij dhe bashkëshortit. Në fillim pata dyshimet e mia se do mund t’i përballoja kërkesat dhe disiplinën e jetës së kërkimeve, por shumë shpejt arrita të fitoja vetëbesim. Ishte një punë që të hante shumë kohë. Shikoja nga dritarja fëmijët e mij që shkonin për të marrë pjesë në ndonjë aktivitet të cilin unë do ta humbisja dhe e dija që nuk do të përsëritej më një rast i tillë.
Ishim të varfër dhe studimet e mia po na varfëronin akoma më shumë. Jetonim në një lagjie të izoluar dhe kërkimet e mia po na izolonin akoma më shumë.

“E di që po shkruan”, më thoshte im bir kur me shumë këmbngulje më kishte kërkuar diçka dhe unë vonoja t’i përgjigjesha. Vajza tregohej më indiferente ndaj kësaj situate, por e ndieja që po e vuante dhe ajo. Kur më afroheshin datat e dorëzimeve nënkuptonte që do na duhej të hiqnim dorë nga argëtimet e përbashkëta si të parit televizor familjarisht. Filloja të reagoja ndaj detyrave të tyre të shtëpisë me kërkesa “ushtarake” dhe e shikoja se nuk kisha më nerva kur bëhej fjalë për të diskutuar tema me rëndësi.
Ndërkohë fëmijët e mi po më shikonin se si po bëhesha më e fortë dhe po u përcillja atyre mesazhin se sa do gjërat mund të jenë të vështira kërkojnë përkushtim dhe disiplinë për të arritur qëllimet tona, pavarsisht gjëndjes ekonomike apo kushteve të tjera.

Jam treguar e sinqertë me ta për atë ç’ka po bëja dhe përse po e bëja dhe shpresoj që kjo t’i ketë shërbyer për t’u mësuar atyre guximin dhe pavarsinë. Kjo gjendje po dëmtonte edhe martesën time, por unë do jem përjetësisht mirënjohëse për sakrificat që ai ka bërë vetëm që unë t’i përfundoja studimet e mia.
Kështu e përfundova doktoraturën time por nuk kisha lekë të merrja pjesë tek ceremonia mbyllëse. Do kisha dashur shumë që të merrja pjesë dhe të merrja dhe fëmijët e mi dhe burrin tim.

Pavarsisht se ende vazhdoj të ndihem në faj, e di që doktoratura ime ka shërbyer për diçka përpos mundësisë për një punë më të mirë. Fëmijët e mi janë të guximshëm dhe të shkathët dhe kjo mendoj se është për shkak të kombinimit të sigurisë që ju ka dhuruar im shoq dhe dashuria ime për të nxënit. Nuk jam penduar për këtë eksperiencë sado të mëdha qenë sakrificat.

E gjeta veten në mes dy alternativash: të tërhiqesha përfundimisht nga jeta akademike dhe të mbyllesha në atë guackën time, ose të sfidoja veten për të qenë pjesë e jetës akademike dhe me shumë mundësitë e mëtejshme që ajo të ofron. Unë zgjodha të dytën dhe kurrë nuk pendohem.

©Muslimanja

LEAVE A REPLY