nga Megan Bruneau*

Jam një terapiste që i ndihmoj njerëzit që të mësojnë sesi të jenë të qëndrueshëm përballë pasigurive të jetës. Por edhe unë e kap ndonjëherë veten mat të shqetësuar për mënyrën se si të qëndroj e motivuar kur ndiehem keq. Të gjithë ne përjetojmë pikëllim pas pikëllimi – qoftë për shkak të zhgënjimeve, humbjeve, dështimeve, ose ndonjë problemi në jetën sentimentale – gjatë rrjedhës së jetës sonë.
Në botë, rreth 300 milion njerëz vuajnë nga depresioni. Depresioni dhe plogështimi janë dy element të rëndësishëm kur bëhet fjalë për produktivitetin tonë. Ndërsa disa njerëz mund të zhyten në punën e tyre duke e bërë gjithë pasion dhe dëshirë, shumë të tjerë përjetojnë vështirësi për të ecur përpara edhe në gjërat shumë të thjeshta. Motivimi venitet, humbasim vëmendjen dhe përqendrimin, ndërsa gjumi dhe oreksi marrin për kot. Në ditët tona të mira mund t’u paraprijmë afateve të dorëzimit, ndërsa në ditët e plogështa edhe të veshurit shndërrohet në një sfidë më vete.
Për këtë arsye kam përpiluar disa pika dhe hapa të thjeshtë që duhet të ndjekim në momente depresioni dhe stresi për ta mbajtur veten sa më produktiv në punë:
1. Dil nga shtëpia
Depressioni na vjen në forma të ndryshme dhe me cytje të ndryshme, si përshembull: “Mos dil jashtë se asnjeri s’të do! Shko hidhi një sy FB-së të ish të fejuarit dhe shikoje se sa i sukseshëm është ai dhe çfarë dështakeje je ti! Pse duhet të dalësh sot, mund të punosh dhe nga shtëpia?!” Ndërkohë që sa më shumë mbyllesh në shtëpi, aq më shumë gjasa ke të biesh në grackën e mbylljes në vetvete, në një gjendje “as më rrihet, as më bëhet asgjë”. Nga tavolina e punës do përfundosh para divanit duke parë ndonjë telenovelë e duke ngrënë ushqim jo të shëndetshëm.
Shko diku ku punohet, ku ka njerëz që të motivojnë: biblotekë, kafe-librari etj. Bëj një dush në qoftë se ke dëshirë, jo me detyrim.

2. Ftilloji pritshmëritë e tua ndaj produktivitetit
Shikoje shëndetin tënd mendor si një sistem operativ: kur je në qef, truri punon si një makintosh i ri, ndërsa gjatë kohës së depresionit do të punojë ngadalë dhe me shumë “errors”, si ata kompjuterët e vjetër desktop. Pra gjatë kësaj kohe mos prit ndonjë produktivitet të lartë se përndryshe do demoralizohesh akoma më keq.
3. Ndërto përgjegjësi
T’i vësh vetes përgjegjësi dhe qëllime gjatë kësaj kohe është si të tallesh me veten. Kështu që mundohu të kërkosh prej të tjerëve të të caktojnë përgjegjësi. I ke premtuar dikujt diçka, apo dikush pret prej teje t’i dorëzosh ndonjë punim? Ktheju premtimit dhe kërko për një afat në mënyrë që të shtosh angazhimin. Kur kemi afate kemi tendencën të punojmë më me produktivitet. Në raste të tjera thjesht kërko ndihmën e dikujt: terapistit, supervizorit, miqëve apo familjarëve.

4.Krijo një plan vetëkujdesjeje dhe forco marrëdhëniet me njerëzit rreth teje
Fillo të kujdesesh për veten dhe ta rrethosh veten me njerëzit që do dhe të duan. Zakonisht gjatë kohës së depresionit kemi tendencën të lëmë veten pas dore dhe të mbyllemi në vetvete. Kjo vetëm na ndihmon të zhytemi akoma më keq në depresion.
5. Lidhu me një këshillues
Lidhu me një terapist apo psikolog, qoftë ky profesionalist, me pagesë ose jo. Një mik i mirë, apo kushdo që të njeh mirë mund të të ndihmoj në këtë rast.
6. Mëso gjuhën e vetëmëshirimit
Mendoni se të kritikosh veten në këto raste shërben për ta nxitur atë? Gabim! Shumë studime tregojnë se vetëkritikimi apo vetëllogaritja e shton depresionin dhe e ul motivimin. Mësohu të sillesh me veten me mëshirë dhe me fjalë ngushëlluese. Të bisedosh ashtu siç do bisedoje me një mik të mirë, duke përdorur fjalë të buta dhe të ëmbla dhe duke e marrë veten me të mira.

7. Gjej bekimin pas çdo të keqeje: qoftë në të shkuarën apo në të tashmen
Kreativiteti ynë apo dëshira për sukses e ka rrënjën tek origjina e dhimbjes ashtu si neurozat. Për shembull, nëse traumat tek një person zhvillojnë aftësi artistike, kjo mund të çojë në luftimin e ndjenjës dërrmuese të depresionit dhe ankthit. Ndërgjegjësohu se të gjitha fuqitë e tua nuk do të ekzistonin pikërisht pa ato bërthamat të cilat lindën betejat e tua. Të gjesh kuptimin e vuajtjes është e domosdoshme. Ktheje “rrëmujën” tënde në një mision.

*Megan Bruneau është një terapiste, këshilltare, shkrimtare dhe ligjëruese e njohur.

LEAVE A REPLY