Nëse je në hapat e para të realizimit të ndonjë ideje dhe nuk e ke mishëruar ende, atëherë qëllimi yt parësor duhet të jetë vërtetimi se ky produkt zgjidh probleme.

“Bëj diçka që të tjerët duan! Dhe nëse nuk ia qëllon, do të thotë që nuk ke krijuar diçka që njerëzit e duan.” – Paul Graham

Duket si një këshillë hipotetike: bëj diçka që zgjidh problem, por e vërteta është se shumë produkte ditëve të sotme nuk janë krijuar për të zgjidhur problem. Një produkt mund të duket fantastik mirëpo nuk është pikërisht ajo çfarë ne kërkojmë kur kemi një problem. Ndaj dhe duhet rimenduar ideja disa herë para se të harxhosh më kotë kohë dhe para.

Version fillestar i produktit përbëhet nga elementët bazë (Minimum Viable Product/MVP) që i mundësojnë të funksjonojë.

Së pari, të krijosh një MVP të kursen para dhe kohë, mirëpo kjo nuk është një ftesë e hapur për krijimin e një produkti të keq. Të bësh një MVP do të thotë të mendosh ç’do detaj dhe ç’do element që i duhet produktit tënd dhe ta thjeshtëzosh atë deri në elementët më të domosdoshëm për t’ua mbushur mendjen njerëzve se do ta duan produktin tënd.

Nise duke zgjidhur një problem që ti vetë ke:

Produkti më i mirë është ai produkt që të shpëton nga problemet që njerëzit kanë në përditshmërinë e tyre dhe nuk ka frymëzim më të mirë se problemet në përditshmërinë tënde.

Para disa vitesh na duheshin disa foto për webfaqen tonë dhe pasi u lodhëm duke krijuar stoqe nga fotot online, vendosëm të punësonim një fotograf personal dhe arritëm në përfundim se dhe të tjerë kishin të njëjtin problem. Atëherë vendosem të krijonim një album; e vendosëm atë falas në një faqë online duke lejuar që të kopjoheshin nga përdoruesit. Tani kjo webfaqe (Unsplash) ka arritur një numër vizitorësh prej 120.000 dhe veprat artistike kanë pasur një numër download-imesh prej më shumë se 30 milion herë.

Por ne as që na shkoi mendja se punët do të vinin deri në këtë pikë në momentin kur e hodhëm si ide për herë të parë.

Në vend që të harxhonim javë apo muaj për të krijuar një faqe që “do të ecte” vendosëm të krijonim një MVP prej 19$ nga blogu Tumblr. Pasi që u krijua faqja, hapi tjetër ishte testimi i audiencës: sa qe kërkesa dhe interesi për të.

Për pak orë u rrit numri i klikimeve dhe aty kuptuam që faqja po pëlqehej dhe ishte një “zgjidhje problemesh” jo vetëm për ne por për shumë të tjerë.

Mjaftohu me ato që ke

Kjo nënkupton se nëse nuk ke para për të blerë një faqe-domain të shtrenjtë dhe të komplikuar si fillim nise nga një të thjeshtë, loë cost dhe më pas puno për strategji për t’u rritur

Të balancosh përparësit e një produkti nuk do të thotë që produkti mbaron tek forma MVP-së. Ajo vazhdon gjatë gjithë qarkut jetësor të produktit.  Edhe atëherë kur ke krijuar klientelën tënde ose ke ngirtur tashmë kompaninën tënde: përsëri të duhet të marrësh vendime se cila gjëra duhen krijuar më përpara dhe cilat mund të presin për më vonë.

Të kijosh një MVP nuk do të thotë t’ja nisësh me një produkt të keq. Do të thotë të fokusohesh në përparësitë e një produkti që shërben për të zgjidhur probleme. Po pastaj? Pikërshit aty fillon qejfi!

Muslimanja.com

LEAVE A REPLY