Asnjë vend nuk do të përparojë me të vërtetë nëse shtyp potencialin e grave dhe privon kontributin e gjysmës së popullsisë “(Michelle Obama)

Një numër më i madh i grave në pozita drejtuese përmirëson performancën financiare dhe rrit kapitalin dhe reputacionin e kompanisë. Për këtë arsye pengesat për balancën gjinore duhet të largohen.

Pavarsisht të gjithave përpjekjeve për barazi gjinore, numër i barabart i punëtoreve femra apo paga e njëjtë me kolegët e tyre meshkuj, kur vjen puna për poste drejtuese ende nuk ka përmisim të situatës. Sipas të dhënave nga Dow Jones për janarin 2019, ekzistojnë  vetëm 24 kompani që drejtohen nga gra (gati 4.8 %) në mesin e 500 kompanive më të rëndësishme dhe më të mëdha botërore. Të dhëna tronditëse këto duke marrë parasysh faktin se gratë përbëjnë 44% të punëtorëve në këto kompani.

Është një fakt i konsoliduar prej vitesh hulumtime dhe analiza se një prani e fortë e femrave në bordet drejtuese ka një ndikim pozitiv në performancën financiare të një kompanie dhe se një numër i madh i grave në pozita drejtuese rrisin kapitalin e tyre reputacional. Ne na mbetet si sfidë identifikimi i faktorëve që shkaktojnë këtë çekuilibër brenda kompanive dhe gradualisht reduktimin e pasojave të tyre.

Ajo që dallon midis burrave dhe grave në aspektin e fuqisë dhe mundësive të punës veçanërisht të dukshme është fakti se në një sektor kryesisht femëror si PR, ku pothuajse 80% e pozitave udhëheqëse në agjencitë më të rëndësishme në treg janë të kryesuara nga burrat. Një pikë e rëndësishme e reflektimit pastaj ka të bëjë me ndryshimin rrënjësor në perceptimin midis burrave dhe grave që punojnë brenda të njëjtës kompani: asnjë i anketuar mashkull nuk ka deklaruar se ai personalisht kishte pësuar diskriminim në vendin e punës, ndërkohë që shumica e të intervistuarve femra pohuan të kundërtën.

Studimi gjithashtu përfshin midis faktorëve që ndikojnë negativisht në përparimin në karrierë, ato që lidhen me pajtimin e vështirë midis angazhimeve të punës dhe nevojave të tipit familjar dhe ndryshimit të shpërblimit për pozitat e nivelit të barabartë dhe përgjegjësisë. Mbi të gjitha, këto paragjykime dhe presione sociale për zgjedhjet e bordit drejtues lidhen me amësinë.

Duhet që sëbashku të gjejmë zgjidhje inovatore për problemet e rrënjosura rrënjësisht në shoqëri. Nevoja ekziston, pra dhe zgjidhja nuk është e vështirë, mjafton të mbledhim idetë, kapacitetet për të krijuar një ambient pune të sigurt dhe gjithëpërfshirës, ​​nga i cili vetë kompanitë mund të përfitojnë në aspektin e performancës financiare dhe reputacionale dhe ku udhëheqja e femrave promovohet dhe çmohet derisa të perceptohet si fenomen normal.

LEAVE A REPLY

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.