Vullnetarja që i solli internetin një fshati të tërë

0

Një vullnetare, 21 vjeçe e quajtur Gamze Tutan, studente në Universitetin Dumlupınar u nis për në një fshat të Afjonkarahisarit për të dhënë mësim informatike për fëmijët e zonës. Mirëpo nënat e fëmijëve duke qenë se nuk e njihnin internetin u dukej humbje kohe dhe diçka jo e vlefshme t’i çonin fëmijët apo nipërit e tyre në kurs. Kështu vullnetarja nga shoqata Habitat, kuptoi se mësimdhënien duhej ta niste së pari nga prindërit e fëmijëve dhe kështu përfundoi duke i dhënë mësim zonjave nga mosha 25 deri 72 vjeç pra mësim informtike dhe sidomos si ta përdorin internetin. Zonjat e fshatit për herë të parë u njohën me internetin dhe tani janë në gjendje të zbulojnë receta gatimi, të planifikojnë takimet e spitalit, të vëzhgojnë ecurinë e fëmijëve në shkolla dhe të marrin njoftimet me të fundit nga bashkia apo institucione qeveritare.

Ky lloj projekti është pjesë e një programi të sponsorizuar nga Komisione Europian në bashkëpunim me bashkinë e qytetit dhe shoqatën në fjalë dhe që titullohet “Me internetin jeta është më e lehtë”.

LEAVE A REPLY

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.