Kur Ali AbduRrahman ishte në mbarim të fakultetit, donte të bënte diçka për të shndritur komunitetitn e tij, në kryeqytetin e Irakut, Bagdad.

Me mbështetjen e dekanit, Ali mblodhi rreth 100 studentë të tjerë për të pikturuar grafite përgjatë mureve të kampusit.

Duke parë se si muret gri të betonit u transformuan aq këndshëm  nga ngjyrat, studentët vendosën të shkojnë një hap më tej. Në Janar të vitit 2015, ata dolën për të pikturuar grafite përgjatë rrugëve kryesore të qytetit, dhe kështu nisi projekti “Vula e Shpresës”.

Ngjyrat e kuqe, verdhë, jeshile, dhe blu zevendësuan fasadat e zymta të shtëpive të bombarduara. Peisazhet shumëngjyrëshe,  imazhet e fëmijëve që lozin në sheshe, dhe mesazhet e bashkëjetesës filluan të shfaqen në të gjithë qytetin.

Më poshtë janë disa ilustrime të cilat japing mesazhe të forta për historinë dhe komunitetin në Irak.

Ngritja e barrierave

Qyteti i cili dikur ishte i gjallë dhe plot energji filloi dalëngadalë të humbasë karakterin dhe atmosferën, duke u ndarë nëpër lagjie, me mure e tulla.

Përveç dekorimit të mureve të qytetit, grupi gjithashtu ngjyrosin  jetimore, fidanishte dhe ndërtesa publike, duke përfshirë spitalin e kancerit për fëmijë.

Ali thotë se grafitet e tij dërgojnë mesazhe të paqes dhe denoncojnë dhunën sektare. Ndonjëherë, muralet kanë për qëllim të rrisin ndërgjegjësimin në lidhje me çështje të tilla si konsumin e ujit, përdorimin e energjisë elektrike, si dhe rëndësinë e punës së komunitetit.

Ndërkohë që prioriteti i tij është të bëjë jetën në Bagdad më të përshtatshme, Ali gjithashtu dëshiron të ndryshojë perceptimin e njerëzve në mbarë botën që kanë për qytetin i tij.

Kurse Shpërdorimin e ujit, para se të të nevojitet!


Mesazhe paqeje

Të ndihmojmë njerëzit me aftësi të kufizuara

Pavarësisht ndjenjës së dëshpërimit dhe frustrimit të përhapur në mesin e popullatës të Irakut, “Vula e Shpresës” mendon se po ndihmon  në krijimin e një atmosfere më pozitive – një hap të vogël në një rrugë të gjatë.

LEAVE A REPLY