Maryam Musamir, nxënëse e klasës së pestë në Malajzi po fiton shpejt lëvdata ndërkombëtare për zbulimin e saj.

Inovacioni i fundit i saj bëri që ajo të fiton çmime ndërkombëtare si dhe urime nga figura të njohura në vend dhe jashtë. James Corden nga talk show-i amerikan The Late Show me James Corden i dha hapësirë vajzës së re duke e lëvduar atë për shpikjen në një moshë kaq të re.
“Ju mund të keni dëgjuar për këtë vajzë … është absolutisht e pabesueshme … Maryam Muzamir e cila është një nxënëse 11-vjeçare në Malajzi. Ajo gjeti një përdorim për mbeturinat e zakonshme të ushqimit në guacat e prodhimeve të detit dhe i kthen ato në ushqim për blegtorinë. Ajo është 11 vjeç! Po, në Malajzi. Ajo tashmë ka fituar tre çmime ndërkombëtare për idenë e saj përparimtare, “tha Corden në shfaqjen e tij së fundmi.
Maryam bëri lajmin kohët e fundit pasi fitoi tre çmime në Konkursin Ndërkombëtar të Inovacionit të Shpikjeve (iCAN) të mbajtur së fundmi në Toronto, Kanada për inovacionin e saj. Ajo formuloi një formë të re të ushqimit të bagëtive të bëra nga karkaleca dhe guaca të kërmijve të detit. Ajo e quan produktin e saj “YAM 2.0”.
Nxënësja nga qyteti Pahang, kishte fituar tashmë disa çmime në vend për YAM 2.0, por u inkurajua nga babai i saj të hynte në iCan.
Me Yam 2.0 Maryam fitoi jo vetëm medaljen e artë, por edhe Çmimin Special Kanadez, si dhe Çmimin e Shpikësit më të Mirë të Ri në iCAN 2021.
Ajo mundi mbi 600 pjesëmarrës nga mbi 70 vende dhe ishte fituesi më i ri në konkurs.
Vajza e re, e cila rendit Greta Thurnberg si një nga frymëzimet e saj, e mori idenë për YAM 2.0 kur ishte në një restorant me ushqim deti me familjen e saj dhe pa sasinë e guacave që po hidheshin, sipas raporteve. Ajo më pas gjeti një artikull që citonte përfitimet e guacave për kafshët e gjalla, në veçanti një përbërës të quajtur chitin, dhe vazhdoi krijimin e Yam 2.0. 

LEAVE A REPLY

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.