Nga Rayana Khalaf

Gjuha arabe njihet për një pasuri të madhe në fjalë dhe shprehi, por gjithashtu edhe për një numër të gjërë sinonimesh. Ja disa fjalë që përfaqësojnë sinonime të “dashurisë” por në një shkallë rritëse të intensitetit dhe fuqisë:

  1. El-Haua (tërheqja)

Kjo është faza e parë e pëlqimit kur emocionet fillojnë të shfaqen për herë të parë. Është si të thuash ndryshe “kur të zë qymyri”.

  1. El-Sebwe (pëlqimi)

Atëherë kur ende nuk ka lindur një ndjenjë e vërtetë ose të paktën ende nuk është vënë re nga të dy personat, por ata janë ende në fazën e një pëlqimi.

  1. El-Sheghaf (pasioni)

Ndodh atëherë kur ndjenjat kanë filluar të godasin në zemër. Vjen nga fjala  الشغافة (esh-shegafe) e cila përdoret për të emërtua pjesën e jashtme të zemrës.

  1. El-Waxhd (preokupimi)

Është ajo lloj ndjenje kur nuk bën gjë tjetër vetëm se mendon për personin që do dhe e dëshiron pranë në ccdo moment.

  1. El-Kelef (të biesh brenda)

Ndodh atëherë kur dashuria ka përfshirë të gjithë qënine tënde.

  1. El-‘Ushk (dashuria)

Është ajo fazë kur dashuria piqet dhe merr formën e një marrëdhënie familjare dhe miqësore. Partnerët e admirojnë njëri-tjetrin pafundësisht.

  1. El-Nexhua (dashuria e zjarrtë)

Vjen nga fjala النجاة (shpëtim) pasi dy të dashuruarit gjejnë shpëtim tek njëri-tjetri nga zemërthyerja.

  1. El-Sheuk (përkatësia)

Kur fillon të ndjesh një ndjenjë përkatësie për dashurinë tënde.

  1. El-Uasab (dhimbja torturuese)

Kjo fjalë mund të përkthehet si një dhimbje që të lëndon dhe të torturon. Në këtë fazë dashuria fillon të shnërrohet në diçka të dhimbshme.  

  1. El-Istikana (nënshtrimi)

Po fillojmë të hyjmë tek gradat e dëmshme të dashurisë dhe kjo përfaqëson atë fazë kur dashuria të kthen në një skllav të saj dhe kjo ndodh në marrëdhëniet e dëmshme.

  1. El-Uudd (mirëdashja)

Kjo është një ndër ndjenjat më të pastra dhe sublime që një çift mund të arrijë: atëherë kur dashuria përfaqëson çdo gjë: mirëqenie, miqësi dhe përkatësi.

  1. El-Khula (bashkimi)

Është ajo që shprehim kur themi “shpirti binjak”. Kur të dy partnerët janë të vetëdijshëm se kanë gjetur personin e duhur.

  1. El-Gharam (afshi)

Është ajo ndjenje afshi dashurie që me largësinë i bën të vuajnë dy të dashuruarit dhe zjarri i saj nuk shuhet kurrë, intensiteti mbetet i njëjtë pavarsisht rrethanave.

  1. El-Hujam (dashuri e çmendur)

Është ajo gjendje kur i dashuruari marroset tërësisht dhe e humbet llogjikën. Dashuria kthehet në fiksim dhe sëmundje. Në të shumtën e rasteve është një ndjenjë e dëmshme si për njërin nga partnerët ose për të dy.

©Muslimania.al

LEAVE A REPLY

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.