Një vajzë muslimane 14 vjeçare është sul muar brutalisht gjersa udhëtonte me autobus në qytetin Sheffield të Anglisë.

Redena Al-Hadi po kthehej nga shkolla së bashku me motrën e saj, Wida, 13 vjeçare, kur u sul mua një grua 40 vjeçare. Inci denti ndodhi rreth orës 4:30 të pasdites, më 4 Dhjetor, pasi një burrë kishte nisur t’i bërtise shoqes së tyre, duke e quajtur “zezake”. Xhirimet që kanë kapur momentin e tmerrshëm shfaqin pamje të gruas që e tërheq vajzën zvarrë nëpër autobus pasi kjo e fundit e kishte mbrojtur shoqen e saj. Adoleshenten e kishin mbërthyer përtokë dhe e kishin goditur në kokë përderisa një grup njerëzish janë përpjekur të ndërhyjnë, por edhe këta të fundit janë kër cënuar.

Në video dëgjohet Redena duke bërtitur gjersa e tërheqin nga autobusi në rrugë, para se gruaja ta përdorë shaminë që ajo ka në kokë për ta ngu lfatur atë. Në prapavijë dëgjohet një person duke qarë e duke bërtitur: “Ajo është veç një fëmijë.”

Policia është ftuar në vend-ngjarje, me çka kanë arre stuar gruan 40 vjeçare dhe burrin 44 vjeçar.

Pas incidentit, Redena tha për Mirror se ishte frikësuar dhe ishte e mllefosur kur kishte kuptuar se sul muesja ishte liruar me paralajmërim. “Nuk dua të shkoj në shkollë. Si mund dikush të sul mojë një fëmijë pse po mbante shami? Unë isha veç një vajzë që po shkoja në shtëpi. Kur më ngulfaste, mendova se do të vdisja. Ajo grua nuk duhet të jetë e lirë. Mund t’ia bëjë këtë edhe dikujt tjetër. Kam frikë të dal nga shtëpia.”

LEAVE A REPLY

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.