20 Aktivitete të bukura në muajin e Ramazanit

0

Mbreti i njëmbëdhjetë muajve, Ramazani i bekuar erdhi. A e dini se pse i thonë “Mbreti i njëmbëdhjetë muajve” këtij muaji të mbushur plot bukuri? Të jesh mbret, do të thotë të jesh superior ndaj të tjerëve.

Muaji i Ramazanit është superior ndaj muajve të tjerë, prandaj i thonë mbreti i njëmbëdhjetë muajve. Prandaj për t’a kaluar në mënyrën më të mirë këtë muaj të bukur, kemi përgatitur 20 aktivitete.

PARAPËRGATITJE PËR MUAJIN E RAMAZANIT

Para ardhjes së Ramazanit mblidhuni me familjen dhe bisedoni se çfarë do bëni në Ramazan, dhe në bazë të saj përpiloni një listë. Madje përmbajtjen e listës kontrollojeni çdo ditë (si mungesa dhe plotësime) dhe vendosni shenjë në ato që i keni plotësuar. Veçanërisht gjatë mbledhjes ju do të keni mundësi të kaloni kohë të bukur me familjen.

DITARI RAMAZANIT

Në lidhje me momentet e bukura të Ramazanit, mund të mbani një fletore dhe t’i shënoni aty. Duke ndarë nga një faqe për të gjithë anëtarët e familjes, i shënoni mendimet e tyre rreth muajit të Ramazanit. Madje këtë mund t’a bëni me të gjithë mysafirët që vijnë në shtëpi.

Do të jetë një kujtim shumë i bukur.

URIMI I RAMAZANIT

Traditën e urimit i cili dalë ngadalë është harruar, mund t’a ringjallni. Në këtë mënyrë farefisit dhe miqve me të cilët nuk mund të takoheni shpesh, u jepni një dhuratë të bukur. Nevoja e vetme janë kartolinat me ngjyrë dhe lapsat.

Kartolinat që i keni përgatitur i dërgoni me postë.

AGJËRIMI TEKNE GJATË RAMAZANIT

Për ata që janë fillestarë në agjërim, për t’u adaptuar, agjërimi tekne (i anijes) është një zgjedhje e mirë. Mund të agjërojnë nga koha e syfyrit deri në namazin e drekës në ditët e para, pastaj dalë ngadalë deri në namazin e ikindisë dhe akshamit. (*kjo vlen vetëm për fëmijët që agjërimi ka filluar t’u bëhet obligim)

LEXIMI I KUR’ANIT

Gjëja më e mirë që mund të bëni në Ramazan, është leximi i Kur’anit Famëlartë. Prandaj nëse nuk dimë leximin e Kur’anit, të mundohemi t’a mësojmë. Nëse dimë duhet të lexojmë më shumë. Madje mund t’i përcjellim vendet në të cilat lexohet mukabele.

DHURATA E RAMAZANIT

Miqve tuaj mund tu merrni një dhuratë Ramazani të vogël. Ky gjest, edhe do e bëj atë të lumtur, edhe do ia shton dashurinë për Ramazanin.

ÇDO DITË NJË MIRËSI

Ramazani është muaj i mirësisë dhe ndihmesës. Duke e ditur këtë, mund të bëni çdo ditë një të mirë. Kjo mund të jetë, t’i japësh ujë një kafshe të etur, ose t’i ndihmosh një të  moshuari në mbajtjen e qeseve.

PËRGATITJA E MAHJAS  

Për të ringjallur traditën e Mahjas (mahja është lloj arti ku nëpërmjet ampuleve elektrike formojmë një figurë ose shkresë), me anë të ampuleve led krijoni një mahja, dhe vendoseni në skaj të dhomës suaj.

IFTARET ME SHOQËRINË

Miqtë tuaj të paktën një herë mund t’i ftoni në iftar në shtëpinë tuaj. Kështu i shpërndajmë bukuritë e iftarit bashkë me ata. Njëkohësisht thellohet miqësia juaj.

IFTARI ME FQINJËT

Gjatë muajit të Ramazanit të paktën pesë fqinjëve tuaj i dërgoni për iftar nga një pjatë me gjellë. Kjo, zhvillon marrëdhëniet e juaja fqinjësore dhe ngrit ndjesësinë tuaj për dorëdhënie.

NAMAZET E TERAVISË

Në namazet e Teravisë mund të shkoni nëpër xhami me prindërit ose miq tuaj.

IFTARET E PËRBASHKËTA

Nëse në vendin ku jetoni, ka vende ku përgatiten iftare të përbashkëta, mund të shkoni. Në këtë mënyrë gjeni rastin të njiheni me njerëz të ndryshëm, por edhe krijoni miqësi të reja.

ZARFI I SADAKASË

Muaji i bekuar i Ramazanit është muaj i ndihmesës. Në këtë muaj mund t’u ndihmoni njerëzve që financiarisht nuk janë në gjendje të mirë. Ju për këtë arsye mund të përgadisni zarfe të bukura me ngjyra, të fusni fitren tuaj brenda dhe zarfet t’i shpërndani te ata që janë në nevojë.

NATA MË E BUKUR E RAMAZANIT

Nata kur ka filluar zbritja e Kur’anit Famëlartë, është nata më e bukur. Veçanërisht në këtë natë është e rëndësishme të shkoni në xhami dhe të bëni lutje për veten dhe prindërit tuaj.

VIZITA E VARREZAVE

Në shenjë për t’i përkujtuar dhe për të mos i harruar farefisin dhe të afërmit tuaj që kanë ndërruar jetë, mund t’i vizitoni varrezat e tyre.

PAS RAMAZANIT

Të shkosh në namazin e Bajramit, ku ky namaz do të thotë fillimi i gëzimit të Bajramit. Herët në mëngjes çdokush vesh rrobat e Bajramit dhe shkojnë në xhami. Nëse dëshironi t’a përjetoni plotësisht festën e Bajramit, zgjohuni herët dhe shkoni në xhami. Pas namazit mos harrojmë të urojmë festën me familjarët.

VIZITA TE FAREFISI

Në festën e Bajramit, farefisin që i keni afër mund të shkoni dhe t’i vizitoni, ndërsa ato që i keni larg i komunikoni nëpërmjet telefonit. Ky gjest, ata do t’i bëj shumë të lumtur.

VIZITA TE MË I MOSHUARI I MËHALLËS

Vizita te të sëmurët dhe të moshuarit, është një gjest që nuk duhet harruar në Ramazan. Në këtë mënyrë marrim lutjen e të moshuarve , si dhe përfitojmë njohuri rreth asaj se si janë përjetuar më herët Ramazanet.

ALBUMI I RAMAZANIT

Vizita që kemi bërë bashkë te farefisi, namazi i teravisë i falur në xhami, ftesë iftari ose ndonjë vepër e bukur e bërë duke qenë agjërueshëm, mund t’i fotografoni. Nga këto fotografi mund të krijoni një album.

RAPORTI I RAMAZANIT

Përjetimet dhe mësimet që keni marrë gjatë Ramazanit, mund t’i shënoni në një fletore. Kështu vitet e tjera mbi këto mund t’i plotësoni me gjëra të reja dhe të kaloni një Ramazan më produktiv.

Perktheu: Semran Murtezani

 

LEAVE A REPLY

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.