SAMITI I DYTË NDËRKOMBËTAR I ARSIMTARËVE LIDERË

TEMA:

Experienca Ndërkulturore dhe Multikulturalizmi Në Sistemin Arsimor

15 – 17 korrik 2016 – Shkup, Maqedoni

Krijimi dhe ndërtimi i paqes dhe stabilitetitit në Turqi dhe në vendet fqinje është fort e ndërlidhur me lidershipin e arsimtarëve dhe edukatorëve.  Duke marrë nisëm nga kjo temë ju njoftojmë se do të organizojmë për të dytin vit “Samitin Ndërkombëtar të Arsimtarëve Liderë ”. Samiti do të mbahet çdo dy vjet dhe tema e këtij viti do të jetë “Experienca Ndërkulturore dhe Multikulturalizmi Në Sistemin Arsimor”

Ftojmë mësuesit dhe arsimtarët nga Turqia dhe nga shtetet e rajonit të japin kontributin e tyre me propozime dhe studime për samitin arsimor i cili do të organizohet këtë vit në Maqedoni, me pjesëmarrje ndërkombëtare me përbërje konference, kongresi, seminare trajnimi dhe simpoziumi në lidhje me temën e “Experienca Ndërkulturore dhe Multikulturalizmi Në Sistemin Arsimor”

Ditët e sotme shoqëria po përballet me një rritje të destabilitetit dhe pasigurisë. Dhe ne si edukatorë e ndjejmë si detyrë gjetjen e një gjuhe të përbashkët për të përhapur paqen mes nesh dhe kemi ardhur në përfundimin se kjo gjuhë e përbashkët është e lidhur ngushtë me eksperiencat e gjithësicilit në punët tona përkatëse.

Takimi ynë do të ketë si qëllim të vetëm zbulimin e këtij thesari: shkëmbimi i eksperiencave  tona të përbashkëta, për të diskutuar me njëri-tjetrit  për përpjekjet tona; të rrisim motivimin tonë dhe të zbulojmë metoda dhe teknika të reja për të përmisuar performancën në një orë mësimi.

FUSHAT E PROPOZUARA PËR APLIKIM:

  • Aplikim për Raport: një raport për temën “Eksperienca multikulturore ” në vendin tuaj
  • Aplikim për kërkime shkencore (kumtesë): propozim për një kumtesë apo një kërkim shkencor lidhur me temën kryesore.
  • Trajnimi në praktik: propozim për një kërkimi shkencor për një debat njëorësh me pika dhe sygjerime lidhur me temën kryesore.
  • Trajnimi ku do të diskutohet: propozim për një kumtesë për të diskutuar lidhur me temën kryesore.

SHEMBUJ TE SUGJERIMEVE

Raport rreth arsimit në vendin tuaj

  • Një raport i implementuar për temën “Eksperienca multikulturore ” në vendin tuaj

Shembuj temash për kumtesat:

  • Krahasim sistemesh arsimore multikulturore
  • Arsimi dhe harmonia shoqërore
  • Roli i arsimit në shndërrimin e dallimeve shoqërore në pasuri
  • Edukimi dhe të drejtat themelore të njeriut
  • Marrëdhëniet shkollë – shoqëri dhe roli i OJQ-ve
  • Politikat e formimit të arsimtarëve në pikëpamje të kontributit në harmoninë shoqërore
  • Media, paqja dhe edukimi
  • Shembuj dhe praktika të mira për harmoninë shoqërore brenda klasës dhe shkollës
  • Mediat Sociale dhe reflektime mbi multikuturalizmin
  • Aplikacione që ndikojnë në multikulturalizmin në mediat dixhitale
  • Shembuj të aplikimi të arsimit multikulturor në vende të ndryshme
  • Trajnime mbi multikulturalizmin
  • Trajnime mbi lëvizshmërinë ndërkombëtare (emigracioni)
  • Sistemi arsimor dhe rasti emigrimit
  • Projekte mbi sistemin arsimor
  • Formimi i një rrjeti arsimor për të sotmen dhe të nesërmen.

Shembuj nga temat e punë praktike

  • Përfitimi i respektit të të drejtave themelore të njeriut nga ana e studentëve
  • Praktikat arsimore në zhvillimin e të drejtave individuale
  • Aktivitetet brenda klasës me fokus harmoninë shoqërore
  • Punë praktike arsimore për një brez në paqe me veten dhe shoqërinë
  • Krijimi i dhomave për mësues multikulturor
  • Aktivitetet brenda klasës me fokus tolerancën
  • Aktivitetet brenda klasës me fokus drejtësinë
  • Trajnime mes klasash me fokus barazinë
  • Aktivitete me fokus vetëvlersimin
  • Aktivitete edukuese me fokus mëshirën
  • Mediat sociale, webfaqie dhe aplikacione që ndihmojnë në kuptimin e multikulturalizmit nëpërmjet aplikacioneve telefonike

Temat e trajnimit që do të diskutohen:

  • Paqja, arsimi dhe shkolla
  • Sisteme arsimore ndërkulturore
  • Programe trajnuese dhe arsimi ndërkulturor
  • Tekstet shkollore dhe arsimi ndërkulturor

Përmbajtja  E SAMITIT

  • Gjuha e “Samitit Ndërkombëtar të Arsimtarëve Lider” është Tuqisht dhe Anglisht.
  • Samiti do të përbëhet nga konferenca, trajnime, punë praktike dhe paraqitje të kumtesave.
  • Pjesëmarrësit janë të obliguar të dërgojnë sugjerime në të paktën 2 fusha të aplikimit.
  • Aplikimet do të bëhen nga faqja jonë e internetit online ose me anë të organizatave partnere nga shtetet pjesëmarrës.
  • Simpoziumi i cili do të organizohet ditën e tretë të samitit do të jetë i mbyllur për pjesëmarrje nga jashtë.

Kush mund të aplikojë?

Çdo arsimtar që ka punuar ose punon në ndonjë institucion arsimor të Turqisë apo vendeve të rajonit si dhe akademikët, personat që kanë përfunduar studimet universitare, studentë të nivelit master dhe doktoraturës.

Pritet që pjesëmarrësit të zotërojnë aftësinë e të folurit dhe të kuptuarit të gjuhës Turke ose Angleze.

Si mund të aplikoj?

  • Përgatisni CV-në tuaj dhe sugjerimet për punë praktike, trajnimet profesionale dhe simpoziumin.

 

Data e fundit e aplikimit : 7 Maj 2016.

UDHËTIMI DHE AKOMODIMI

  • Shpenzimet e udhëtimit dhe të akomodimit për pjesëmarrësit që do të dërgojnë aplikime nga jashtë Turqisë dhe Maqedonisë do të mbulohen nga Shoqata “Öncü Eğitimciler” dhe partnerët e saj.

DATA TË RËNDËSISHME

  • Pranimi i aplikimeve për punë praktike, trajnimin dhe simpoziumin: : 7 Maj 2016
  • Njoftimi i aplikimeve të pranuara dhe shpallja e programit: 21 Maj 2016
  • Pranimi i teksteve të plota të sugjerimeve: 11 Qershor 2016
  • Datat e samitit: 15-17 Korrik 2016

 

[email protected]

Muslimanja.com

LEAVE A REPLY

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.