5 arsye përse duhet të dhurojmë një libër

0

“Një mik i mirë është një dhuratë vetes”, ka thënë Robert Louis Stevenson…Po libri?

Zbulo pesë arsye të rëndësishme përse duhet të rrezikojmë duke bërë si dhurat një libër.

Të bësh një dhuratë ose më saktë: t’ja qëllosh me dhuratën e duhur është ndër gjërat më të vështira në botë. Kjo për arsye se nuk mund ta dijmë kurrë se sa mund të vlerësohet; në do pëlqehet apo jo; në do i përshtatet gustove të marrësit etj.

Të dhurosh një libër është akoma dhe më e vështirë e megjithëatë ja vlen të rrezikosh për shkak të dobive të shumta që mund të përftohen ngaa kjo dhuratë.

  1. Duke dhuruar një libër ke dhuruar një “devijues”. Të lexosh të mundëson që të largohesh nga streset dhe lodhjet e të përditshmes.
  1. Duke dhuruar një libër dhuron edhe një udhëtim falas. Leximi të mundëson të udhëtosh nëpërmjet fantazisë nëpër vende të largëta e të afërta; në epoka të shkuara dhe të ardhme pra shkurt është një bilet vetëm vajtje për këdo që dëshiron të ëndërrojë.
  1. Duke dhuruar një libër dhuron një fjalor të tërë.  Nga leximi i një libri me siguri mësohen fjalë të reja, pasurohet fjalori dhe fitohet aftësi shprehje.
  2. Duke dhuruar një libër ke dhuruar diçka nga vetja. Zakonisht dhurojmë libra që i kemi lexuar dhe vetë dhe që i kemi përzemër dhe në këtë mënyrë duke dhuruar një libër u mundësojmë të tjerëve që të na njohin më mirë pasi kemi ndarë diçka nga intimja jonë.
  3. Duke dhuruar një libër ke dhuruar edhe një lexim të ardhshëm. Kush futet në botën e leximit dihet që një libër do të pasojë tjetrin sidomos kur eksperienca e mëparshme ka qenë mbreslënëse.

Muslimanja.com 

LEAVE A REPLY

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.