Si të mbijetosh dhe të përballosh sfidat në një treg konkurrence. Ekziston një numër prej 40.000 produktesh vetëm në një supermarket.

Shumë prej nesh nuk i dedikojmë kohë gjërave bazë të menaxhim biznesit dhe marketingut. Por, të kuptosh se si  funksionon realisht  bota e biznesit është e rëndësishme për të përballuar sfidat në një botë konkurence si kjo e sotmja. Gjithashtu mund t’i përdorim këto njohuri bazë për të mbështetur biznesin tonë në themele të forta dhe për të zhvilluar idetë tona.

  1. Logo-ja nuk është vetë produkti por një portë drejtë produktit.

Logo-ja realisht duhet kuptuar si një tërësi ndjesish në lidhje me një produkt të caktuar. Për shembull kur shikoj reklamën e LEGO-s menjëherë më vjen në mendje një lojë e lezetshme por kurrë s’kam menduar: “Wow sa logo e bukur, do ta blej menjëherë!”

Shumica e kompanive apo bizneseve investojnë para të tëra për një logo apo faqewebi pa menduar mirë se si të drejtojnë në mënyrë strategjike konsumatorin drejt mesazhit të duhur të një produkti.
Është e vërtetë se një dizajn që të tërheq vëmendjen është i rëndësishëm por është thjeshtë një hap drejtë produktit. Ekziston një dallim i madh midis “dizajnit të logos” dhe “strategjisë së marketingut”

  1. Produkti gjithashtu nuk është vetë marka.

Besoj se s’keni parë kurrë dhe as keni për të parë ndonjë rreklamë të Coca-cola që thotë:”Ne ju shesim sheqer të lëngshëm” në të kundërt do mundohen të gjejnë mesazhe promocionale që e bëjnë produktin një markë fantastike; me njerëz të lumtur buzëdeti që pijnë dhe festojnë.

  1. Paraqitja është çelësi i marketingut

E mbaj mend këtë nga leksioni im i parë në shkollën e dizajnit: Kur je i etur dhe dëshiron të blesh një shishe ujë. Çfarë do bësh: do zgjedhësh markën më të lirë apo atë më të shtrejntën? Hhhmm! E po le të kursejmë ca para! DING! Nuk ka rëndësi se kë zgjedh. Të dyja i ka në dorë Coca Cola dhe paratë atyre do u shkojnë gjithsesi. Njëra markë është dizenjuar për tu dukur më e lirë ndërsa tjetra për t’u dukur më e shtrejntë. Kjo është vetëm lojë e kompanisë që mundohet të shesë për të dyja kategoritë e njerëzve (dmth atyre që dëshirojnë të harxhojnë dhe atyre që duan të kursejnë) Pra paraqitja është e rëndësishme. Zgjidhe ti se si dëshiron të paraqitesh tek konsumatori yt dhe fokusohu tek ajo që të bën të veçantë nga market e tjera.

  1. Fiton ajo markë që ka më shumë eksperiencë.

A mendon se njerëzit e pëlqejnë angrybirds sepse ka një logo të bukur apo rreklamë të qëlluar? Jo, por gjithsesi ka patur një eksperiencë të gjatë dhe rreth 51 lojra të dështuara përpara se të korrte sukses. Bizneset e suksesshme mendojnë me vemendje para se të hedhin në treg një produkt të tyre në mënyrë që të krijojnë një histori suksesi, në mënyrë që të fitojnë dhe admirimin dhe besimin e klientelës.

  1. Në fund të fundit vlerësohet origjinaliteti.

Klientët u besojnë atyre markave që dhurojnë besim, vlera dhe ndërtojnë një marrdhënie të ngushtë më to. Gjithashtu vlersohen ato marka të cilat nuk janë ndërtuar që në fillim për përfitime madhore sidomos në krah të konsumatorit.

Cila është marka juaj e preferuar? Dhe si ju ka frymëzuar?

©Muslimanja.com

LEAVE A REPLY

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.