Gabimet teknike që bëhen nga fotografët fillestarë janë të shumta. Kjo si pasojë e mungesës së eksperiencës dhe e njohurive në fushën e fotografisë

  1. Ngjyra shumë të forta ose joreale.

Ngjyrat e forta dhe joreale janë zakonisht shumë të bukura nëse përdoren siç duhet qëllimisht. Por nga ana tjetër nëse nuk dijmë t’i menaxhojmë siç duhet për shkak të mungesës së eksperiencës atëherë dalin shumë foto skandaloze. Sidomos fotografët e rinjë kanë tendencën të shkrepin foto që ngjajnë si piktura. Që të mos keqkuptohem: nuk jam aspak kundër kësaj teknike vetëm në rast se dijmë ti menaxhojmë mirë këto ngjyra.

Gjëja parë që ju duhet është një monitor i mirë me kalibrim ngjyrash. Shpesh herë ndodh që fotografë të ndryshëm postojnë foto të cilat mund të duken shumë të bukura në aparatin e tyre por shumë keq jashtë kamerës. Mos të flasim pastaj kur vjen puna që t’i printojmë: do dukeshin shumë fallco si të bëra me fotoshop. Nëse dikush me entuziazëm ju pyet nëse e keni punuar foton me fotoshop atëherë dijeni se keni shumë probleme me shkrepjet.

Pra si mund të veprojmë mbi një foto kur nuk jemi në gjendje të shikojmë ngjyrat reale?

Mundohuni të gjeni ambiente ku ngjyrat janë mjaftueshëm të forta. Ku ka kontraste të mëdha: gjeni një subjekt me ngjyrë të hapur dhe me një sfond me tonalitete të mbytura.  Nëse dëshironi që fotot tuaja të ngjajnë si piktura atëherë shfrytëzoni “oraret e arta” për të shkrepur ose gjeni një ambient me ngjyra natyrale; printojeni foton dhe pastaj vëreni në mur rrethuar me ca dritëza që ta ndriçojnë foton nga kënde të ndryshme. Keni për të parë që dhe ashtu do të duket plotësisht si një pikturë.

  1. Shkrepjet nuk janë mjaftueshëm të mprehta.

Blure të qëllimshme duken fantastike nëse di të kontrollosh mirë fokuset. Nëse do bësh një portret atëherë fokusi duhet të jetë tek sytë. Subjekti juaj, histroria që ju doni të tregoni dhe mesazhi që doni të përcillni duhet të jetë në fokus dhe e gjithë bota pas krahëve duhet të jetë në blur.

  1. S’ka kompozim

Kur të jesh Garry Winogrand atëherë mund t’ja lejosh vetes që të shmangësh imazhin tënd për të krijuar atë efektin energjitik. Shiko ku të sygjeron vetë aparati që ta zhvendosësh fokusin tënd. Sigurohu që largësia midis krahut të majt dhe të djathtë të jetë në proporcion (përpos në raste kur qëllimisht e hapim foton në hapësira ku hidhet shikimi, ose ku ka një sfond që plotëson mazhin kryesor). Shumica e kuptojnë mungesën e kompozimit kur e shohin foton në një monitor dhe detyrohen pastaj ta bëjnë crop.

Kompozimin e ndihmojnë shumë edhe këndet. Mundohu të gjesh një element dhe zhvendose në kënd të pamjes që dëshiron të fotografosh. Bëje një hap pas dhe mundohu të futësh sa më shumë elementë të cilët e pasurojnë foton (sip sh.  elementin e 2-shit, parelele, kombinim ngjyrash etj.)

Shpesh herë në një eskursjon ose safari, por dhe në përditshmëri shikon njerëz që sapo hasin diçka interesante: ndalojnë bëjnë disa shkrepje me shpresë se njëra do dali “e hajrit”  dhe pastaj ikin. Hiqni dorë nga kjo mënyrë robotike. Kur shikoni diçka interesante që mendoni se patjetër duhet fotografuar atëherë ndaloni për pak. Mendohuni mirë: nga çfarë këndi mund të shkrep? Horizontal apo vertikal? A është në rregull ndriçimi nga ai pozicioni ku jeni? Çfarë elementësh të tjerë (ndoshta dhe të stisur) mund të përfshini në kompozimin tuaj?

  1. Jo aq afër sa duhet

Robert Capa ka pas thënë dikur: “Nëse fotot tuaja nuk janë mjaftueshëm të mira atëherë nuk jeni mjaftueshëm afër.” Nëse jeni dembel për t’u afruar atëherë më mirë hiqni dorë fare dhe mos shpresoni per një foto cilësore sado besimi të keni tek zoom-i i kamerës tuaj.

  1. Kontrastet dhe bardh e zi-ja mungojnë.

Zakonisht fotografët fillestar nuk mendohen gjatë për ngjyra të mira ose per dritë dhe errësirë të mjaftueshme për të shkrepur në bardh e zi pasi ua besojnë këtë aplikacioneve pas-shkrepje apo dhe programeve si fotoshopi, Lightroom etj.

Mendoj se shpesh herë të përdorurit e bardh e zi apo sepia varet dhe nga hstoria që dëshironi të përcillni nëpërmjet fotos. Zakonisht sepia për të treguar kujtime; vjetërsi; mall dhe nostalgji ndërsa bardh e zi për të treguar situate dramatike; luftë; varfëri; mjerim por dhe boshllëk shpirtëror. Përndryshe një panoramë me natyrë ose imazhe makro do dukeshin patetike në bardh e zi. Do ishte një gabim i pafalshëm të fotografosh një liqen apo një flutur me bardh e zi.

  1. Mungesa e subjektit

Fotografitë më të mira janë një kombinim i formës (ngjyrat, diagonalet, këndet, elementët etj )dhe i përmbajtjes (subjekti, emocionet, mesazhi, historia etj.)

7.Fotografi udhëtimesh me shumicë dhe asnjë foto “lagjie”.

Shumica e njerëzve bëjnë fotografi vetëm gjatë udhëtimeve. Nuk ka rëndësi se çfarë pune bën apo se ku jeton e rëndësishme është që fotografit të jenë origjinale duhet të pasqyrojnë realitetin tënd. Nëse nuk dëshiron të marrësh me vete përditë aparatin fotografik me të gjithë aksesorët atëherë mund të bësh dhe foto me celular. Përfito nga pushimi drekës, nga rruga për në punë, nga një shëtitje tek parku pranë shtëpisë.

Mund të dalin shumë foto të mira edhe nëse shkrepen në një parkim, në një cep lagje, ndonjë trotuar ose në ndonjë supermarket.

Po ju çfarë gabimesh do i kishit shtuar listës? Për cilat gabime ndiheni fajtor  apo jeni të gatshëm t’i pranoni?

Përgatiti: N.D

Muslimanja.com

LEAVE A REPLY

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.