Personat narcistë mohojnë gabimet e tyre dhe fajësojnë gjithmonë të tjerët

Narcistët janë qëniet më arrogante dhe egoiste që ju mund të takoni ndonjëherë në planet.

Sipas mitologjisë, Narcisti ishte një person shumë mahnitës, joshës që admironte veten e tij. Ai ishte aq i dashuruar me veten sa nxiti zemërimin e Nemesis, perëndeshës së hakmarrjes, ndaj personave që ishin të konsumuar nga arroganca e tyre. Në thelb, ajo e bëri atë të biente në dashuri me një reflektim të imazhit të tij derisa ai vdiq duke parë veten e tij për gjithë jetën.

Këta lloj njerëzish kanë një qëllim shumë mizor kur është fjala për t’u shoqëruar me të tjerët. Shpesh herë gjejnë mënyra për t’i bërë njerëzit të vlerësojnë bukurinë dhe hijeshinë e tyre për t’i manipuluar në çdo gjë që bëjnë.

Kur kuptojnë se nuk e duan më këtë lloj vëmendje nga këta njerëz, ata shkojnë për ta gjetur diku tjetër.

Lexoni: Që të jesh i suksesshëm duhet të thuash JO shpesh 

BusinessMag në këtë artikull ju sjell disa metoda që mund të provoni kur përballeni me një narcist.

  1. Mos bini pre e ideve të tyre të këqija

Narcistët pëlqejnë të nxisin njerëzit në realizimin e ideve më të tmerrshme. Mos lejoni që ata të ushtrojnë presion tek ju duke thënë PO për diçka që nuk jeni plotësisht komfort.

Frenojini ata, bëjini që të flasin me ju për këtë ide më parë dhe pastaj të dilni me një zgjidhje që do të jetë e leverdisshme për të dy.

Nëse ky person nuk kënaqet me asgjë dhe se gjithçka që keni provuar me të nuk funksionon, atëherë gjithmonë thojini jo këtij personi dhe largohuni.

  1. Mos kini frikë të thoni Jo

Narcistët pëlqejnë të përdorin frikën tuaj ndaj jush në çdo mënyrë që munden.

Ata do të gjejnë gjithçka që ju keni frikë. Ndaj, është e rëndësishme të përballeni me këto frikëra. Mos lejoni që ata të kenë këtë lloj kontrolli mbi ju dhe thojuni se nuk keni frikë prej tyre.

Të qëndrosh për veten është diçka për të cilën narcistët nuk janë të përgatitur për arsye se ata shpresojnë gjithmonë të thyejnë shpirtin tuaj në mënyrë që të marrin atë që duan nga ju. Përsëri, thojuni Jo gjithmonë atyre ose kjo nuk do të funksionojë.

  1. Harrojini gabimet që keni bërë në të kaluarën

Narcistët duan të sjellin në mendje gjërat që kanë ndodhur shumë kohë më parë në mënyrë që ju të ndiheni shumë keq me veten tuaj edhe një herë.

Është e rëndësishme të pranoni se jeni qenie njerëzore dhe se çdo person në planet bën gabime në jetën e tij.

Falni veten nga këto gabime. Mos lejoni që ata të kontrollojnë tek ju pjesën për të cilën keni punuar aq shumë për ta harruar dhe mos lejoni që këto gabime t’ju rëndojnë në ndërgjegjen tuaj sikur kanë ndodhur dje.

Ata do të përfitojnë nga emocionet tuaja dhe do të shfrytëzojnë çdo gjë për t’ju bërë të ndiheni keq.

  1. Qëndrojuni ndjenjave tuaja

Një person narcist do të përpiqet t’ju tregojë se si duket jeta juaj, si ndiheni dhe se si do të duket jeta juaj për shkak të të gjitha gabimeve, si dhe emocioneve tuaja.

Mos lejoni që një person të përpiqet të pretendojë mënyrën se si ju ndiheni, sepse kjo nuk është e vërtetë. I vetmi person që vërtet e di saktësisht se si ndihet je Ti.

Përgatituni për mënyrën se si ndiheni për veten tuaj, u thoni atyre se nuk arrijnë t’ju lëndojnë në asnjë mënyrë dhe se nuk kanë të drejtë të nënvlerësojnë emocionet tuaja.

  1. Mos bini pre e premtimeve të tyre boshe

Narcistët duan të bëjnë shumë premtime që nuk i mbajnë kurrë tek njerëzit.

Ata thonë se premtojnë të bëjnë shumë gjëra për të tjerët dhe kur bëhet fjalë për të vërtetën ata kurrë nuk mbajnë asnjë prej premtimeve të dhëna. Arsyeja se pse e bëjnë këtë është që të vazhdoni të besoni se ato do t’ju japin atë që dëshironi. Megjithatë, kjo nuk ndodh kurrë dhe ata kurrë nuk do t’ju japin atë që dëshironi thjesht sepse nuk i sjellin asnjë përfitim botës së tyre.

Herën tjetër që përpiqen të premtojnë diçka, thjesht thojuni se do t’i besoni kur ta shihni vërtetë me sytë tuaja.

  1. Mos lejoni të ndryshojnë temë

Njerëzit narcistë duan të ndryshojnë temë kur ndihen sikur po sulmohen nga dikush.

Kur atyre u vihen në dukje gabimet e tyre, do të bëjnë gjithçka për të ndryshuar temën me shpresën që do ta harroni problemin tërësisht.

Tregojuni atyre se nuk doni të flisni për asgjë tjetër dhe se do të merreni me këto probleme sapo kanë ndodhur në vend që të prisni javën e ardhshme.

  1. Gjithmonë ndihuni të lirë për të thënë Jo

Gjëja më e rëndësishme për të mbajtur mend kur keni të bëni me një person narcist është që ju gjithmonë mund të thoni JO për çdo gjë që ata duan nga ju, që ju bën të ndiheni jo komfort.

Nëse ka diçka që ky person vërtet dëshiron që ju ta bëni, por me të vërtetë nuk dëshiron ta bëni, thjesht thoni jo. Kjo do t’ju kursejë shumë kohë dhe stres dhe do të ndiheni shumë më mirë që thatë jo.

LEAVE A REPLY

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.