Ushtarja saudiet zhvillon konferencën për shtyp në lidhje me sistemin e sigurisë dedikuar grave

Ministria e Mediave dhe informacionit të Mbretërisë raportoi se ushtaria arabe saudite Abeer al-Rashed zhvilloi të martën konferencë për shtyp në lidhje me forcat e para të sigurimit të vendit të drejtuara nga gratë për perjudhën e Haxhit.

“Kjo konferencë do të përqëndrohet në sigurinë, trafikun dhe planet e organizimit për të mbajtur nën kontroll sigurinë e pelegrinëve duke lehtësuar gjithashtu kryerjen në mënyrë paqësore të ritualeve të tyre,” tha ajo gjatë kësaj konference shtypi.

Al-Rashed u prit me mjaft pozitivitet në rrjetet sociale, nga përdoruesit në Arabinë Saudite dhe në të gjithë rajonin.

Në përputhje me nismën e Mbretërisë “Vizioni 2030”, Ministria e Mbrojtjes hapi zyrtarisht rekrutimin ushtarak të grave në shkurt të këtij viti, duke i lejuar ato të regjistrohen në Forcat Tokësore të Arabisë Saudite, Mbrojtjen Ajrore Mbretërore Saudite, Marinës Mbretërore Saudite, Forcën Strategjike të Raketave Mbretërore Saudite dhe Shërbimet Mjekësore të Forcave të Armatosura.

LEAVE A REPLY

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.