Adoleshntja refugjate i mbijeton mbytjes dhe shpëton një foshnje

0

Refugjatja siriane Doaa Al Zamel, së bashku me Bassem, të fejuarin e saj dhe 148 veta u nisën me një barkë drejt brigjeve italiane. U patën thënë se udhëtimi do të zgjaste vetëm 19 orë ndërkohë arritën matanë detit vetëm pas katër ditësh.

“Më duket sikur po na çojnë drejt vdekjes”, i tha ajo të fejuarit të saj.

“Hamdullah, në dashtë Zoti mbërritëm në Itali!” – u dëgjua një klithmë dhë të gjithë kthyen shikimin drejt horizontit duke kërkuar për brigjet italiane. Mirëpo vetëm pas pak orësh një anije peshkatare nisi t’i drejtohej barkës së tyre me një shpejtësi marramendëse.

“Duhet të kishit vdekur atje, në vendin tuaj”, thirri dikush në anglisht nga anija.

Të gjithë shpejtuan të merrnin jelekët e shpëtimit ndërsa një foshnjeje i vendosën një gomerdare unaze në qafë.

Ndër 150 njerëz në barkë një numër prej 50 deri në 100 veta arriti të shpëtonte. Ndër ta dhe Doaa dhe nga ana tjetër ajo arriti të shpëtonte dhe fosnjen, mirëpo humbi të fejuarin e saj.

LEAVE A REPLY

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.