Vajzës së famshme afgane me sy të gjelbër nga kopertina e National Geographic në 1985 iu dha një strehë e sigurt në Itali pasi u arratis nga talebanët.

Pakkush e mbante mend emrin e saj, por sytë e saj të gjelbër, të cilët  shikonin nga kopertina e National Geographic, pakkush i ka harruar. Emri i saj është Sharbat Gula, e cila “ra në sy” e Steve McCurry, një fotograf për prestigjiozen National Geographic, si një refugjate e tre dekadave më parë.

Fotoja e saj u vendos në kopertinën e revistës në vitin 1985 dhe u bë një nga kopertinat më të famshme të NG. Fotoja tronditëse e një vajze që humbi prindërit e saj në bombardimet sovjetike në Afganistanin e saj të lindjes, u bë simbol i të gjithë refugjatëve në botë. Ajo u martua në moshën 13-vjeçare.

Vite më vonë, Gula u arrestua në Pakistan, pikërisht në vitin 2016, pasi jetonte në një vend me dokumente false dhe u deportua në Afganistan, shkruan Daily Mail.

Gula është një e ve sot, nënë e katër fëmijëve dhe më në fund gjeti strehën e saj të sigurt pasi mbërriti në Itali, si pjesë e një evakuimi perëndimor të afganëve pasi talibanët morën vendin, tha qeveria italiane.

Zyra e kryeministrit Mario Draghi tha se Italia kishte organizuar evakuimin e Gula-s, pasi ajo kishte kërkuar ndihmë për t’u larguar nga vendi. Qeveria italiane tani do të ndihmojë në integrimin e saj në jetën në Itali, thanë ata në një deklaratë të transmetuar nga të gjitha mediat botërore. 

LEAVE A REPLY

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.