Një incidentin ndodhi në Parkun Mistik në Stamboll Nishantashi, Neşe Nur Akkaya, një asistente pedagoge në Universitetin Teknik të Stambollit dhe mikeshat e sajs u përballën së pari me vështrimin vështrimit dhe me abuzim verbal të agresorit Eray Çakın, me arsyetimin se ajo ishte me shami.

Eray Çakın erdhi te vajzat e reja dhe u tha: “Çfarë po bëni këtu, ne nuk iu duam ju dhe njerëz si ju këtu. Shkoni në vende të tjera, nëse doni të uleni në park, shkoni në Gaziosmanpaşa dhe uluni atje”, tha ai.

Të befasuara nga ajo që ndodhi, vajzat reaguan ndaj personit duke thënë: “Nëse nuk ndiheni mirë, mund të shkoni ju dhe të uleni diku tjetër”.

Pas kësaj, burri agresiv sulmoi Neşe Nur Akkaya me një termus dhe shishe pije energjike në që kishte në dorë.

Qytetarë të tjerë në park ndërhynë në këtë sulm për të ndihmuar vajzat. Ekipet e policisë u dërguan në vendngjarje pasi u njoftuan nga dëshmitarët e ngjarjes. Neşe Nur Akkaya, e cila u dërgua në spital, plotësoi dhe një raport denoncimi në polici për sulmin.

Shumë përdorues të mediave sociale reaguan ndaj dhunës me hashtage të tilla si #ErayÇakınTutuklansın (të arrestohet Eraj Cakën) #NeşeNurAkkayaYalnızDeğildir! (Neşe Nur Akkaja nuk është vetëm) si dhe thirrje të tjera për t’i dhënë fund sulmeve islamofobe dhe dhunës ndaj grave. 

Mund t’ju interesoje edhe:

https://muslimania.al/ankohemi-per-islamofobine-jashtevendi-por-ajo-po-godet-mu-ne-shtepine-tone/

LEAVE A REPLY

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.