Ish ambasadorja e Kosovës, ish deputetja e Kuvendit të Kosovës, ish përfaqësuesja e Lëvizjes Vetëvendosja, ish kandidate për deputete të LDK-së, vazhdon me sulme dhe helm kundër komunitetit musliman vëçanërisht grave muslimane. Shiptarja nga Shqipëria Alma Lama, aktualisht rezidente/refugjate në Kosovë, prej vitesh e ushtron profesionin e islamofobes por me merak më të madh e ka mbulesën islame. 

Në vitin 2010 ajo publikoi shkrimin “Shamia: ana tjetër e medaljes” ku tregon rrëfenja mbi gra muslimane në Kosovë të cilat demek janë detyruar nga bashkëshortët për ta mbajtur shaminë dhe për gra në Lindje të cilat do dëshironin ta flaknin tej shaminë po mos t’i pengonte ligji. Dhe këtë dëshirë të flaktë ajo e interpreton me faktin se veshin xhinse dhe bluze të hapura. Rrëfenja të cilat nuk kanë të bëjnë me realitetin e Kosovës, pasi edhe pse presioni për ta hequr shaminë për shkak të diskriminimit veçanërisht në arsimim dhe në punësim, gratë muslimane po e deklarojnë vetë se shamia është zgjedhja e tyre dhe jo me imponim.

Sot, në Ditën Ndërkombëtare të Gruas, Alma Lame bën thirrje fashiste për mohimin e të drejtës së një gruaje për t’u paraqitur si të dojë. Sot, në mesin e një pandemie, ku parimisht duhej të dënohej me ligj mosmbajtja e maskës së fytyrës,Lama kërkon që të dënohet një grua nëse e mbulon pjesëisht fytyrën e saj. 

Alma Lama lutet që Kosova me shumicë muslimane prej 95.6%.të marrë shembullin e Zvicrës ku muslimanët përbëjnë një minorancë prej 4 përqind. Ditën Ndërkombëtare të Gruas, shqiptarja e Shqipërisë bën thirrje që Kosova e ish- presidentes Atifete Jahjagës, të parës dhe deri më tani të vetmes presidente grua në të gjitha vendet shqipfolëse, të bëjë një hap pas nga vlerat e demokracisë për të shprehur lirinë e besimit ne sfera dhe forma të ndryshme.  “Ne Diten Nderkombetare te Gruas vlen te theksohet se  Zvicra e ndaloi mbajtjen e burkas ne vendet publike. Te njejten duhet te beje edhe Kosova.” shkruan ajo në profilin e saj në Facebook

LEAVE A REPLY

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.