Ky artikull është botuar në numrin 42 të Vanity Fair

Projekti Aisha, një organizatë jofitimprurëse që mirëpret gratë e dhunuara dhe përpiqet t’i riintegrojë ato në shoqëri. Bashkëthemeluesja dhe nënkryetarja Natascia Al Zeer, të cilën të gjithë e njohin si Amina, 45 vjeçe, nga Modena me një baba palestinez, na hapi dyert sot. Amina është një punonjëse sociale, aktiviste, grua dhe nënë e shtatë fëmijëve, prej të cilëve i fundit, Gibril (Xhibrili), vetëm dy muajsh.

E martuar me Abdesslam Nia, me profesion transportues, Amina gërsheton angazhimet familjare, punën dhe besimin, duke fjetur shumë pak dhe duke ndarë 50 përqind të kujdesit për shtëpinë me burrin e saj.

Me Progetto Aishën ti ndihmon kryesisht ndihmon muslimanet e tjera.

“Dyert janë të hapura për çdo lloj përkatësie fetare, por po, shumica e grave me të cilat ndërveprojmë janë muslimane. Ato e gjejnë veten vetëm në një shoqëri shpesh armiqësore, e cila dëgjon shumë, por kupton pak. Këtu, ne përpiqemi para së gjithash të dëgjojmë ».

Pastaj?

“Nëse ato janë të abuzuara, ne ndërmarrim hapa për t’i larguar ato nga abuzuesit e tyre ose në çdo rast nga burimi i sëmundjes. Ne ndërtojmë rreth tyre një rrjet juristësh dhe terapistësh, edukatorësh, udhëzuesish shpirtërorë dhe mjekësh. Pastaj ne i ndihmojmë ato të integrojnë veten, psiqikisht dhe ekonomikisht ».

Pra, me fjalë të tjera, u gjen punë atyre?

“Përpiqemi. Nuk është gjithmonë e lehtë, veçanërisht kur bëhet fjalë për gratë muslimane. Gratë në Itali tashmë janë të pafavorizuara në tregun e punës, nëse ato pastaj mbajnë dhe shaminë edhe më shumë. Ka kompani pastrimi, për shembull, që thjesht nuk i punësojnë nëse mbajnë një shami mbi kokë. Disa, për të fituar diçka, janë të detyruara ta heqin atë. Sidoqoftë, edhe kjo është një formë dhune ».

Po ju: a do ta hiqnit?

“Unë nuk besoj. Por megjithatë unë jam me fat: Unë punoj në një zonë ku diversiteti është i mirëpritur. Madje, akoma më tepër: është pasuri. Pavarsisht kësaj, ndonjëherë një udhëtim me transport publik ose një kapuçino në tryezën e kafes së lagjes, është e mjaftueshme për mua që të jem në kontakt me realitetin ».

Që do të thotë?

” Talibane “,” tradhtare e Krishtit “,” terroriste “janë disa nga shprehjet që dëgjoj të përsëriten më shpesh”.

Si reagon?

«Ata janë pothuajse gjithmonë të moshuar, shumë injorantë dhe shumë të zemëruar: Unë nuk përgjigjem, nuk ia vlen. Unë preferoj të luftoj kundër islamofobisë përmes Projektit Aisha. “Islamofobia” … që në fakt as nuk më pëlqen kjo fjalë ».

Pse?

“Sepse duket sikur justifikon fyerjet dhe dhunën me frikën ndaj islamit, kur shpesh në fakt është urrejtje ndaj islamit”. Zakonisht, të dyja shkojnë krah për krah. Problemi i vërtetë është se feja jonë është ende viktimë e shumë paragjykimeve.”

Përveç klishesë që jeni të gjithë ekstremistë, cili për shembull?

“Gratë muslimane janë gjithmonë të nënshtruara.”

Në fund të fundit, nuk është kështu?

“Absolutisht jo. Nënshtrimi i grave, i cili sigurisht është i pranishëm në shumë vende me shumicë muslimane, është pjesë e një trashëgimie kulturore, jo fetare. Gratë në Pakistan trajtohen ndryshe nga ato në Afganistani, Afrikën veriore ose Afrikën Sub-Sahariane. Ekzistojnë disa kode sjelljeje të gdhendura në historinë e një populli, pavarësisht besimit. Psh. Italia është një vend katolik dhe, edhe këtu, gratë nuk po ja dalin aq mirë ”.

Por të paktën më mirë sesa në vendet që ti përmende. Apo jo?

“Varet. Detyrimi për të mishëruar një kanun të caktuar estetik që duhet marrë në konsideratë, duhet të punosh me çdo kusht për t’u përshtatur me një model të suksesshëm perëndimor: a nuk janë edhe këto forma skllavërie? Për të mos përmendur që, në shumë familje muslimane, janë gratë që janë përgjegjëse për familjen».

Ndoshta, por përsëri mbeten brenda në shtëpi, si gjyshet tona njëqind vjet më parë.

“Fakti mbetet se, edhe në” Milano, kryeqyteti i përparimit “dëgjohen fraza të tilla si:” Sikur të kujdeseshit për fëmijët tuaj, do ishte më mirë “.

Flet si dikush që e ka kaluar vetë!

“E kam kaluar, posi, një herë guxova të shpreh një mendim që ndryshonte nga ai i ish -shefit tim. Dhe menjëherë u ndjeva e asgjësuar ».

Cila është marrëdhënia midis jush dhe burrit tuaj?

«E barazisë totale: në mbrëmje, kush vjen i pari në shtëpi gatuan, kush ka më shumë forcë pastron. Nuk ka role të përcaktuara. Unë u mësoj të njëjtën gjë fëmijëve të mi. Tani vetëm tre më të vegjlit jetojnë me ne dhe rregulli është: njëri shtron tryezën, tjetri e pastron, pavarësisht nëse janë meshkuj apo femra ”.

Një herë një mik psikiatër më ka pas thënë: “Amina, ndalo zvarritjen, mëso të fluturosh”. Atë ditë sikur rilinda dhe njëherë: ishte viti 2010. Së shpejti lashë punën time të vjetër, fillova të apasionohesha pas naturopatisë dhe tani po diplomohem në këtë fushë. Disa kohë më vonë, në vitin 2016, themelova Progetto Aisha».

Dhe ndalove së zvarrituri dhe tani po u mëson gratë e tjera të bëjnë të njëjtën gjë.

“Po, sepse, e shihni, shumë prej nesh ende zvarriten. Gratë zvarriten, mjerisht, aq sa, edhe sot në mes të Milanos, i nënshtrohen gjymtimit gjenital femëror dhe heshtin.

Me që ra fjala, çfarë u bë me atë, vajzën që nuk donte të jetonte më? (për një rast që pati trokitur tek Progetto Aisha)

“Kur e takova atë për herë të parë ishte e fundosur totalisht: kurrë nuk kishte punuar, nuk kishte një llogari bankare, as nuk dinte të përdorte një kartë krediti. Sot ajo është një grua e pavarur që jeton me forcat e veta, ka gjetur një punë dhe mban fëmijët e saj. Për shumë vite ajo u zvarrit, pastaj mësoi të fluturonte ». 

LEAVE A REPLY

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.