Gazetarët, punonjëset sociale dhe gra të tjera të shquara muslimane në Indi zbuluan se ato po “bliheshin dhe shiteshin” në internet përmes një seri fotografish të edituara në një faqe interneti të organizuar nga GitHub. Fotot u shoqëruan me etiketën çnjerëzore: “Bulli Bai juaja e ditës”.

Vetë termi ‘Bulli Bai’ është një term nënçmues që përdoret për t’iu referuar grave muslimane.

Lajmi vjen vetëm 6 muaj pasi një incident i ngjashëm ndodhi në vitin 2021. Skandali i ‘Sulli Deals’ bëri që një tjetër faqe interneti ankandi të fitojë vëmendjen globale vitin e kaluar. Kishte një premisë pothuajse të njëjtë. Fotot e grave muslimane u publikuan në një faqe interneti, të organizuar gjithashtu në GitHub, për t’u nxjerrë në ankand si kafshë.

Edhe pse u bënë ankesa në fund nuk u dhanë dënime dhe u fut shpejt nën qilim.

Gazetarja Ismat Ara paraqiti një ankesë në Policinë e Delhi gjatë fundjavës pasi zbuloi se ishte viktimë e faqes së poshtër ‘Bulli Bai’. Në një postim në Twitter, ajo duke iu drejtua incidentit, shkruajti: “Është shumë e trishtueshme që si grua muslimane duhet ta nisësh vitin e ri me këtë ndjenjë frike dhe neverie. Sigurisht që vetëkuptohet që nuk jam e vetmja që synohet në këtë version të ri të #sullideals.”

Në anën tjetër të botës, në Nju Jork, ish-gazetarja dhe profesioniste e teknologjisë, Hiba Beg u zgjua me të njëjtin fat.

Kjo është vetëm një shenjë tjetër e shtypjes së muslimanëve në Indi, veçanërisht ndaj grave muslimane. Propaganda anti-muslimane ka infektuar prej kohësh vendin, por kohët e fundit tensionet kanë arritur një pikë vlimi.

LEAVE A REPLY

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.