Nga Yasin Aktay

Ndërsa ne ankohemi për islamofobinë në Kanada ose në vende të tjera jomuslimane, vazhdojmë të hasim diskurse dhe sulme islamofobe pikërisht nën hundët tona.

Një akademike me hixhab, Neşe Nur Akkaya dhe shoqja e saj ishin ulur në një park në një nga zonat e pasura të Stambollit, Nişantaşı, kur islamofobi Eray Çakın i sulmoi ata me grushte pasi u tha: “Ne nuk duam të shohim si puna juaj këtu. Shkoni diku tjetër, psh.në Gaziosmanpaşa. ” Sulmi i Çakın vjen si një paralajmërim që ne së pari duhet të zgjidhim islamofobinë në vendin tonë para se ta zgjidhim atë në Kanada, Sh.B.A ose në Evropë. Megjithatë, çfarë tjetër përveç ndjenjës anti-muslimane ishte ndalimi i hixhabit, i cili u zbatua në këtë vend për vite me radhë? Ky ndalim nuk ishte vetëm një praktikë, ai u shoqërua gjithashtu nga një seri narrativash.Narrativa të cilat u përdorën për të legjitimuar ose shpjeguar se ndalimi nuk bëri asgjë tjetër përveçse forcimit e ndjenjës anti-islame.

Megjithëse e nisëm këtë temë me sulmin në Nişantaşı, një zonë që është e kodifikuar në mendjet tona si qendra e vetëshpallur e jetës moderne dhe që përfaqëson kodrën më arkaike, e cila supozohej të ishte më mendjehapura. Gjithmonë kemi parë qarqet anti-islame në Turqi që e konsiderojnë veten të denjë për etiketën “moderne-laike” në gjithë lavdinë e saj, të shfaqin sjelljet më brutale dhe më të egra ndaj grave përmes këtij arsyetimi. Qarqe të cilat besojnë se kanë të drejtë t’u diktojnë grave si duhet dhe si nuk duhet të vishen, dhe i detyruan gratë t’i binden kësaj diktature, dhe e bënë këtë maskaradë për vite me radhë duke u fshehur pas mburojës së rregullave shtetërore.

Kjo lloj diktature, për të cilin jemi mirënjohës që tashmë i përket së kaluarës, rishfaqet si një mumje sa herë që gjen rastin, dhe kur e gjen, të gjithë qarqet vulgare, të përçmuara, anti-islame shfaqin herë pas herë fytyrën e tyre të shëmtuar.

Islamofobia përmban elemente të frikës, dhe për fat të keq është një emërtim që mund ta paraqesë atë si legjitime në raste të caktuara. Megjithatë, sulmuesi në këtë rast nuk duket se ka aspak frikë. Përkundrazi, është ai që përhap frikë përmes vrazhdësisë dhe agresionit të tij. Zoti na ruajt

Mund t’ju interesoje edhe:

LEAVE A REPLY

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.