Nga Marjeta Çurumi

E hënë!

Kush mungon?

Dikush përgjigjet:Njerëzit

Me vrull të madh kërkoj,thërras,marr me forcë

kë njoh e kë s’njoh

para bankës së jetës I ul

Vazhdojmë!

Unë përsëri këmbëngul

E martë!

Kush mungon?

Dikush përsëri përgjigjet:Buzëqeshja!

Nxitimthi me kapëse mirësjelljesh

në fytyrat e njerëzve

prangos buzëqeshjen,

e detyroj,e palëvizshme aty të mbetet.

E mërkurë!

Kush mungon?

Dikush më pëshpërit nën zë:Fjalët!

Fluturoj mbi kopertina  formulash,

më të bukurat prej tyre zgjedh,

brenda kokës që asgjë s’mendon

me fuqinë e turpit i hedh

Dhe ata janë,

buzëqeshin,

flasin…

E enjte!

Në pritje…

Dikush përgjigjet pa pyetje: Ndjenja!

Ku ishin aromat më të këndshme,

ngjyrat më të bukura të pentagramit jetësor

i kërkova,

i gjeta,

i mora në dorë,

por ç’e do…zemra s’hapej

Sa keq!

Çelësi i saj nuk ishte në dorën time!

(Më lejo të flas)

SHARE
Previous articleFytyra
Next articleShpresoj

LEAVE A REPLY

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.