Në Itali rinis debati mbi përdorimin e burkës islamike në vendet publike.

Gjykata italiane e Apelit ka pranuar normativën ligjore të ndërmarrë nga rajoni i Lombardisë për ndalimin e përdorimit të burkës islamike në vendet e shërbimit publik.

Kjo normativë u aprovua me vitin 2015, e u ndalua pas paditjes në Gjykatën të disa organizatave e shoqatave OJQ në mbrojtje të të drejtave të njeriut.

Vendimi i marrë sot nga Gjykata e Apelit konfirmon vendimin e marrë më 2017 nga Gjykata e Milanos, e cila pranoi normativën e aprovuar nga Rajoni Lombardisë duke e konsideruar të justifikuar e të arsyeshëm për të identifikuar personat në vendet publike, që çdo ditë popullohen nga një numër i lartë njerëzish të cilëve u ofrojnë shërbime.

Sipas kësaj normative, çdokush që do të hyjë me kokën e mbuluar nga vello islamike në një strukturë publike të varur nga Rajoni i Lombardisë, nuk do të pranohet pa zbuluar kokën.

Për Guvernatorin e rajonit të Lombardisë, përdorimi i burkës islamike në një vend të shërbimit publik është njësoj sikur të hysh në të me kaskë ne kokë.

LEAVE A REPLY

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.