Skenderaj, 29 Nentor -Arbnora Fejza nga Drenica tashmë nuk është emër i panjohur jo vetëm për opionin shqiptar as per medit tona ne Kosovë por edhe per ato të huaja. Mjafton t’i lexojme vetëm disa tituj që i kemi hasur gjate këtij viti ne mediat  boterore si: Kosovo Woman Aims for Guinness Record with Origami Flag (Gruaja nga Kosova synon rekord Guinness me flamurin e Origami); Kosovo Woman Breaks Guinness World Record with Origami (Gruaja kosovare thyen rekordin botëror të Guinness me Origami); Who is Arbnora Fejza, the Albanian who expects to break the Guinness record for the third time! (Kush është Arbnora Fejza, shqiptarja që pret të thyejë rekordin Guinness për të tretën herë!) etj.

Autorja e flamurit gjigant të Kosoves i punuar me shume dashuri me mbi 100,000 copëza origami eshte Arbnora Fejza nga Drenica (Skënderaj), nje artiste dhe edukatore e diplomuar në Fakultetin e Edukimit, dega parashkollor.

Sukseset e Arnores vazhdojne me ekspoziten e radhës  per ndere te festes se Flamurit -28 Nëmtor që eshte hapur dy dite ne qendren e kultures ne Skenderaj dhe nje dite ne muzeun e Jasharajve, ku moren pjesë kryetarit Bekim Jasharit edhe drejtorit te kulturs Arben Mehmeti. Intersimi ishite i madh i pulbikur per ket ekspozite. Punimet i kan blere vizitoret dhe me mjetet e fituara u jane dedikuar  per bamiresi.

Se si ia arrine gjitha keto keto suksese te njëpasnjeshme nje femer shqiptare. Ne fakt desha ta pyes një femer shqiptare me shami, por natyra e gazeten zvicerane nuk e lejon nje pyetje te tille, sepse dalim provokues dhe gazete raciste. Prandaj i rame shkurt. Lidhur me këtë pyetje “arkitektja” e origamit ka thëne per gazeten zvicerane ne shqip Le Canton27.ch  se “kur e ke dicka me zemer dhe kur ke vullnet te punosh dicka edhe Zoti te ndihmon te realizosh deshirat apo cfare do projekti vetem nevoitet pune dhe përkrahje jo vetem nga familja por edhe nga shoqeria dhe insitucionet. Sa  i përket kesaj te fundit, per t’mos thenë fare, shume pak kam hasur ne mbeshetje, nese kemi parasysh ate se sa vendet tjera boterore kane ndihmuar perfaqesuesit e tyre, fitues te cmimeve te ngjajshme sikur une, ato të Guinness-it..

Arbnora Fejza ne vazhdim ka falenderuar gazetë zvicerane  Le Canton27.ch, siq shprehet ajo “Falemnderi meq jeni medium i vetem qe nuk ma permendet shaminë. Me ket pyetje na lodhen! Une jam shqiptare si gjithe femrat tjera me shami e pa shami! Ne ne Kosovë vertete jemi cliruar dhe tashme nuk vujme per liri as demokraci, por vuajme per tolerance dhe rrespekt ndaj njeri tjetrit, qe na ka kapluar fatkeqesisht urrejta, xhelozia besa edhe racizmi.. Me besoni sikur te veproja unë në Zvicer apo ne ndonje shtet tjeter ku jane shembull për tolerance, sigurisht do te kisha arritur sukesese edhe më të mëdha!..”

Me keto fjalë te veprimtares se njohur kosovare Arbnora Fejza jemi deshmitar se kjo artiste e re  me shumë është shperlyer, vleresuar jashte vendit, se sa ne vendin e saj, cka don te thote se nuk po vlejka gjithmone ajo thënia se “njeriu po peshojka me rënd, ne vendin e vete!.” ka shkruar ne vazhdim gazeta zvicerane duke vleresuar larte punen dhe atdhdashurine e artistes së re Arbnora Fejzës.

Arbnora Fejza mund të themi lirisht se ka bere shume ne nderkombëtarezimin e ceshjes se Kosoven jo vetëm ne rajon por edhe ne arenëm nderkombëatre, ndoshta me shume se sa nje ministër kulture apo diaspore.

Arbnora Fejza ishte ajo qe me me rastin e 13-vetorit te pamvaresise se Kosovës t’i ofroj shtetit te sja me te ri ne Evropë, Kosoves  flamurin gjigant 1.216 m² punuar me letër origami, veper kjo e cila u shaplle rekord ne librin e Guinness-itAucune description disponible.

LEAVE A REPLY

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.