Një nga infermieret që punonte në vijën e parë të betejës me koronavirusin vdiq vetëm pak çaste pasi burri i saj i tha “të mos shqetësohej për fëmijët’.

Areema Nasreen ishte vetëm 36 vjeçe dhe humbi jetën në repartin intensiv në Spitalin Walsall Manor, West Midlands, ku ajo kishte punuar deri dje.
Nëna e tre fëmijëve, la pas të vegjëlit e moshave 8, 10 dhe 17 vjeç.

Ajo është infermierja më e re që humb jetën nga sëmundja në Britani.
Infermierja, e cila nuk vuante nga sëmundje të tjera dhe kishte punuar për NHS për 16 vjet, u vendos në respirator, por nuk ia doli.

Familja e saj tani është duke u lutur që njerëzit të ndjekin rregullat e izolimit të vendosura nga qeveria per te frenuar perhapjen e koronavirusit.

LEAVE A REPLY

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.