Policia ka arrestuar tre të dyshuar në hetimin e një aplikacioni online në të cilin janë publikuar fotot e më shumë se njëqind grave muslimane si pjesë e “ankandit”.

Policia në Indi thotë se ka arrestuar tre të dyshuar pas një hetimi për një aplikacion në internet që postoi foto të më shumë se njëqind grave muslimane si pjesë e një “ankandi”, një rast tjetër i urrejtjes ndaj komunitetit pakicë.

Ditët e fundit, disa gra muslimane indiane kanë postuar në mediat sociale se fotot e tyre po përdoren pa pëlqimin e tyre në një aplikacion të krijuar me ndihmën e një platforme të hapur të zhvillimit të softuerit, GitHub.

Aplikacioni quhet “Bully Bay”, që është një term nënçmues për gratë muslimane.

Departamenti i Policisë së Krimeve Kibernetike të Mumbait ka arrestuar Mayanka Rawal, 21 vjeçe, nga shteti verior i Uttarakhand, raportojnë mediat indiane.

Rawal është personi i tretë që arrestohet në këtë rast pasi Vishal Kumar, një student 21-vjeçar i inxhinierisë elektrike, u burgos të hënën.

Të nesërmen, Shweta Singh, vajza 19-vjeçare e cila është e dyshuara kryesore në këtë rast, u arrestua gjithashtu në shtetin Uttarakhand.

Gazetarja Ismat Ara, fotografia e së cilës figuronte në aplikacion, ka bërë denoncim në polici duke thënë se ishte një tentativë për të ngacmuar gratë muslimane.

“Bëhet fjalë për dhunën, kërcënimet dhe një përpjekje për të krijuar një ndjenjë frike dhe turpi… në përgjithësi në mesin e grave dhe në komunitetin mysliman,” tha ajo.

Ministri indian i Informacionit dhe Teknologjisë, Ashwini Vaishnaë tha se GitHub ka konfirmuar se ka bllokuar një përdorues që krijoi aplikacionin, i cili u lançua vetëm gjashtë muaj pasi u krijua një aplikacion i ngjashëm i quajtur “Sulli Deals” ku dhe rreth 80 gra muslimane indiane u vendosën në “shitje”. 

LEAVE A REPLY

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.