Të dyja duararta dhe të dyja veprojnë në sektorin handmade-punëdore ose në fjalë të tjera biznes për momente familjare të lumtura. Përveçse janë mikesha, dhe të dyja janë nëna me tre fëmijë kanë dhe shumë gjëra të tjera të përbashkëta, ku më kryesorja është arti dhe dashuria për të bukurën.

Me duart e tyre, ato përkujdesen deri në detajin më të vogël për të ndërtuar kujtime dhe për të pasuruar me atmosferë magjike momentet më të lumtura familjare si festat, por edhe ngjarje të tjera të rëndësishme si lindje, fejesa, martesa, diplomime etj. 

Arjola Begaj Kuli, artistja e Nura’s collection dhe Nura.it. Prej vitit 2019 Arjola jeton dhe punon në Itali. është nënë e tre fëmijëve, dhe prej disa kohësh punon si menaxhere e rrjeteve sociale për organizatën Progetto Aisha. Ka mbaruar shkollën e mesme ekonomike si dhe studimet për Financë dhe Kontabilitet. 

Nura’s Collection ka lindur në Berat në shkurt të vitit 2018, si dëshirë e saja për të krijuar diçka handmade por me siguri ndryshe nga ç’ka kishte parë deri atëherë. Arjola është munduar të sjellë gurin në punime të personalizuara, në korniza të punuara në mënyrë artizanale pa lënë mënjanë cilësinë. Puna e Arjolës kalon nëpër disa faza: konceptimi i punës, krijimi i një pamje fillestare, gjetja e gurëve, përshtatja e tyre dhe e materialeve të tjera dhe faza perfundimtare që është ngjitja, rregullimi, vendosja ne kornizë. Përveç se gurëve që janë elementet kryesore, Arjola përdor dhe guaskat, lule të thara, materiale druri, pemë, rruaza, perla, petale, etj. Arjola e pershkruan veten si “një shpirt i lirë, me ëndrra, pasione dhe dëshira të shumta, lexuese e rregullt, medituese dhe në dashuri me natyrën e të bukurën”

Renata Hajdini duararta pas Katalea_Paper_Art! Ka studiuar Bachelor dhe Master për infermieri, ka disa ekperienca pune në fusha nga më të ndryshme por arti duket se i jep lumturi dhe e bën të ndjehet më mirë! Nënë e 3 fëmijëve por përsëri pasioni për të bukurën e ka bërë të ndërmarrë këtë rrugë kaq të veçantë në krijimin e dekoreve fantastike duke përdorur letrën si element kryesor! Edhe më herët Ranata është marrë me punë dore si punime me grep apo punime me thurje me letra gazete. Mirëpo pasi u bë nënë me fëmijën e fundit vendosi të merret me një tjetër pasion, që ishte dhe më i thjesht për t’u menaxhuar por edhe më pak i rrezikshëm kur je me fëmijë të vegjël. 

Dekoret e Ramazanit këtë vit kanë mbartur firmën e saj. Mirëpo ajo nuk bën vetëm dekore festash, por edhe dekore të përhershme për shtëpinë, dhomën e fëmijëve etj.  

LEAVE A REPLY

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.