Në kuadër të muajit për personat me aftësi të kufizuara, nisma “Lumturo Dhimbjen” ka organizuar gjate datave 26-30 dhjetor 2021, në ambientet e Kalasë së Tiranës eventin e bamirësisë për të ndihmuar fëmijët me autizëm.

Kësaj kauze i janë bashkangjitur zonja artizane dhe stiliste të cilat kundrejt shitjes së produkteve të tyre kontribojnë për t’u ardhur në ndihmë këtyre fëmijëve.

“Nisma “Lumturo Dhimbjen” ka bashkuar disa biznese, më konkretisht pesë të tilla, të cilat janë biznese të drejtuara nga gra si: Armida Kalemi Plumbi (biznes); Kiti Shabanaj (biznes); Mirela Shehi (stiliste); Enkeleda Matraku (artizane) si dhe Brixhida Style nga Brixhida Muca (stiliste). Gra të cilat janë stiliste, artizane që bëjnë punë dore dhe që kanë dhënë me shpirt për të ndihmuar këto fëmijë nën slloganin “Ndihma juaj sot, hapi ynë nesër”” u shpreh Brixhida Muça, themeluesja e kësaj nisme.

Një ndër artizanet e cila i është bashkuar kësaj nisme është edhe Enkeleda Matraku me punimet e saja punëdore që synojnë të promovojnë njëkohësisht edhe kulturën dhe traditën çame:

“Shpesoj që ndihma jonë modeste, jo vetëm përmes punimeve dhe shitjeve të tyre, por edhe prezanca jonë fizike nënave ët fëmijëve me aftësi të kufizuara, do t’ua “lumturojë” sado pak “dhimbjen”” u shpreh Enkeleda. 

Panairit i është bashkangjitur edhe Ana Cara, autorja e librit “Dashuri e heshtur” e cila vetë gjithashtu është me aftësi të kufizuara, mirëpo ka vendosur të jetë mbështetje që një pjesë të fitimeve nga shitja e librit të shkojnë në mbështetje të kësaj nisme bamirësie.

LEAVE A REPLY

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.