Bashkojuni grupit të të rinjve që punojnë për ndryshim!

0

A e dinit se ekziston një grup ndërkombëtar të rinjsh që punojnë për të ndryshuar botën?

Disa mënyra se si mund të bëni ndryshime në shoqëri:

Është shumë e lehtë t’u bashkangjitesh/bashkohesh atyre: thuaj Bismilah dhe ndiq këto hapa:

 

  1. Shiko me largpamësi! Mendohu gjatë për të kuptuar se çfarë i mungon shoqërisë apo komunitetit tënd dhe mo sprit që të realizohet një ide apo projekt i tillë, por bëhu ti i pari iniciator.
  2. Mundohu të krijosh mundësi se sa të presësh të të ofrohen mundësi. Gjurmo për mundësi dhe raste suksesi dhe shpërndaje atë me të tjerët.
  3. Imagjinoje objektivin tënd si një mal të largët. Edhe pse nuk ke një rrugëtim të caktuar për të ndjekur të mjafton largësia e malit si pikë referimi. Do të duhet të kalosh lugina e të kapërcesh pellgje për të mbërritur tek destinacioni yt dhe pengesat e vogla do të tregojnë nëse je duke ecur drejt malit apo po merr ndonjë drejtim tjetër.
  4. Investo kohë dhe pasjon. Nëse ende nuk e ke vendosur se me çfarë do të merresh në jetë pyete nje herë veten: nëse do të të jepej mundësia të bëje një punë plotë pasjon dhe lekët nuk do të ishin të rëndësishme për ty, cila do ishte ajo punë? Ky pra është pasioni yt: të bësh një punë me plotë zell duke mos menduar për fitimin fare. Tani mere këtë ide apo ëndërr dhe ktheje në një projekt. Fillo ta ndërtosh karrierën tënde rreth kësaj ëndrre! A thua do të jetë e vështirë? Ndoshta! Po me shumë mundësi do të jetë më e lehtë se të investosh gjithë kohën tënde duke bërë gjatë gjithë jetës një punë të mërzitshme dhe që për më tepër nuk të dhuron sodisfaksjon. Po kurrë s’e për ta ditur nëse kurrë nuk e provon.
  5. Fillo me pak. Nëse pasjoni yt ka të bëjë me një talent të caktuar mundohu të gjesh ndër familjarët e tu apo miqt e tu persona që do të mbështesin qoftë me përkrahje financare. Një ndër artistët më të mëdhenj bashkohor të botës islame/musliman e ka filluar biznesin e tij me 20 dollar buxhet të fituara nga shitja e një picture që pastaj u përdor si poster nga shkolla vet. Pra edhe një shumë modeste mund t’ju ndihmojë që t’ja nisni.
  6. Vlerësoje ti i pari punën tënde ose ndryshe të tjerët nuk do ta vlerësojnë kurrë. Konsultohu me të tjerë sidomos ekspert të fushës dhe evito të bësh gjërat “sipas kokës tënde”. Individualistët dhe ato që nuk janë të gatshëm për të pranuar një feedback apo kritikë dobiprurëse janë të destinuar të dështojnë që në fillim.
  7. Mundohu të gjesh një mentor apo udhëzues, pra dikë që ka më shumë experience në fushë.

Ndoshta në fundtë shkrimit do pyesësh veten: po si mund të bëj unë ndryshime konkrete në shoqërinë time? Nise nga vetja dh eke për ta parë që dhe të tjerët do të frymëzohen prej teje.

Cila ëshët ëndrra juaj, mali juaj për t’u ngjitur. Dhe me sa pasjon po investoni për ta arritur?

©Muslimanja.com

LEAVE A REPLY

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.