Nga Blerina Memaj*

Debati mbi temën me fokus në dihotominë kognicion – emocion, ndërlidhet shumë me përpjekjet për të kuptuar dhe arsyetuar se në çfarë shkalle dhe si emocionet mund t’a ndihmojnë arsyen dhe arsyeja të ushqejë emocionet. Shpeshherë, kur trajtohet fusha e Inteligjencës Emocionale hasim në pohime të tilla ku theksohet se “Inteligjenca Emocionale është e lidhur me emocionet sikurse niveli i Intelektit (IQ) që lidhet me kognicionin (Mayer, Salovey, 2004). Debate të thella janë ngritur në psikologji për sa i përket çështjes mbi dallimin ndërmjet aspekteve kognitive dhe emocionale (afektive), më saktësisht, drejtimit se a janë proçeset kognitive parakusht i domosdoshëm për eksperiencat emocionale?

Studimet vënë në dukje se emocioni, të menduarit dhe sjellja janë ngushtë të ndërlidhura (Popea, Roperb, Qualterb, 2012). Në këtë mënyrë, edhe ndërveprimi i studentëve, më saktësisht cilësia në studime, variabla e studimit në fjalë, mund dhe duhet të kuptohen nga prizmi i dimensionit emocional dhe mendor, që si produkt, kanë një sjellje të caktuar.

 Bazat e inteligjencës emocionale në shkolla.

Emocionet janë të rëndësishme në klasë në dy mënyra kryesore, sipas Zimbardos (2000):

Së pari, emocionet kanë një ndikim në të mësuarin. Ato ndikojnë në aftësinë tonë për të përpunuar informacionin dhe për të kuptuar me saktësi atë që hasim. Për këto arsye, është e rëndësishme për mësuesit që të krijojnë një mjedis pozitiv, emocionalisht të sigurt në klasë për të siguruar mësimin ptimal nxënësve.

Së dyti, të mësuarit se si të menaxhojmë ndjenjat dhe marrëdhëniet, përbën një lloj “Inteligjence Emocionale” që u mundëson njerëzve të jenë të suksesshëm.

Inteligjenca emocionale zgjerohet në teorinë e Howard Gardner mbi intelegjencën e shumëfisht, në veçanti, intelegjenca intrapersonal dhe ndërpersonale që ai përcakton, të cilat merren me të të kuptuarit e vetes dhe të tjerëve.

Sjellje të veçanta dhe aftësitë mund të mësohen për të ndihmuar studentët të zhvillojnë inteligjencën emocionale

Emocionet ndikojnë në mënyrën e të nxënit.

Mund t’ju interesojë edhe artikulli: 
http://muslimania.al/pse-inteligjenca-emocionale-eshte-e-rendesishme-se-iq/

Emocionet shpesh mendohen si ndjenja të paarsyeshme ose jo intelektuale që janë jashtë kontrollit tonë. Megjithatë, emocionet janë gjendje komplekse e mendjes dhe trupit, të përbërë nga reaksione fiziologjike, sjelljeje dhe njohëse ndaj situatave që mund të menaxhohen dhe drejtohen. Në aspektin kognetive, individët interpretojnë një ngjarje të trishtuar, e rrezikshëme, e gëzuar, etj.  Fizikisht, një situatë e trishtuar mund të prodhojë lot, ose një situatë e rrezikshme mund të çojë rritjen e rritmit të zemrës. Është e rëndësishme të njohësh lidhjen e rëndësishme midis emocioneve, mendimit dhe veprimit. Për më tepër, është e rëndësishme që nxënësit të mësojnë se emocionet mund të menaxhohen,  rregullohen dhe të kontrollohen në një farë mase (Bluestein, 2001).

Bota jonë emocionale ka potencialin për të ndikuar në të menduarit tonë. Për shembull, nxënësit mësojnë dhe kryejnë detyrat më shumë sukses kur ata ndihen të sigurtë, të lumtur dhe të ngazëllyer për lëndën (Oatly, 2009). Megjithëse emocionet kanë potencial për të aktivizuar studentët, bota emocionale gjithashtu ka potencial për të ndërhyrë në të mësuarin. Nëse studentët janë tepër entuziast, ata mund të punojnë pa kujdes ose shpejt në vend që të punojë metodikisht ose me kujdes. Përveç kësaj, emocione të tilla si zemërimi, ankthi dhe trishtimi kanë potencial për të shkëputur përpjekjet e të mësuarit të nxënësve duke ndërhyrë në aftësinë e tyre për të marrë pjesë në detyrat  me gojë.

Emocionet mund të ndërhyjnë në mësimin e nxënësve në disa mënyra (Bluestein, 2001):

  • Kufizimin e kapacitetit për të balancuar emocionalitetin në çështjet e punës shkollore.
  • Krijimin e ankthit në mënyrë specifike në lidhje me punën shkollore.
  • Nxitjen e emocionalitetit në përgjigjet ndaj ngjarjeve në klasë.

Së pari, kur emocionet tona rriten, përdorim burimet tona intelektuale (Elias, Ëiley & Sons, 1997). Disa studentë mund të kenë vështirësi të mësuarit, sepse mendja e tyre është e mbushur me mendime dhe kujtime të shkëputura. Për shembull, një student i cili është në gjendje të vështirë mund të mendojë aq shumë për një kujtim të trishtuar saqë mëndja e tij nuk ka më hapsirë për të menduar për çështjet e tjera. Nëse studentët po punojnë për të përballuar emocionet, ata nuk mund të kenë burime të mjaftueshme për tu angazhuar në proçesin e të mësuarit.

Në këto situata, nxënësit mund të kenë nevojë për nxitje shtesë për t’i ndihmuar ata me të mësuarin ose disa mund të kenë nevojë për një kujtesë  më të fortë ku ndihma ndaj tyre rezulton në punën për të rritur përqendrimin dhe për ta përcjellë vëmendjen e tyre ndaj ngjarjeve në klasë.

Një mënyrë e dytë në të cilën ndjenjat mund të ndërhyjnë në të mësuarin ndodh kur studentët janë të shqetësuar për punën e tyre në shkollë (Cole, 1991). Nxënësit që janë në depresion ose në ankth shpesh nuk ndihen kompetentë akademikisht. Ata nuk i besojnë vetes dhe kanë të ngjarë të marrin më shumë kohë duke kontrolluar dhe përgjigjur pyetjeve me saktësi. Për shkak se ata mund të marrin më shumë kohë në një detyrë, këta studentë i japin vetes dhe mësuesve të tyre një perceptim të pasaktë të kohës aktuale që iu desh të bënte zgjidhjen e një problemi ose kuptimin e një koncepti.

Mësuesit mund të ndihmojnë në reduktimin e anktheve të performancës së nxënësve të tyre duke siguruar mundësi të shumëfishta për reagime në lidhje me punën e tyre dhe duke theksuar se gabimet janë në rregull dhe një pjesë e të mësuarit. Për këta studentë, është e rëndësishme që nota e tyre e tërë të mos jetë e bazuar në një projekt të madh.

Së fundi, studentët mund të shqetësohen nga ngjarjet në klasë – një test i dështuar, një koment negativ nga mësuesi ose një kolegu, nxënësi reagon në një mënyrë që pengon të mësuarit e mëtejshëm (Graham, 1997).

Emocionet negative ndërhyjnë në mësimin kur studentët bëhen të frustruar deri në pikën e ndjenjës së paaftësis. Kjo tendencë mund të kompensohet nëse nxënësit mësojnë si të rregullojnë ose menaxhojnë emocionet e tyre në klasë. Një student i cili është i zemëruar dhe vetëm di se si të fajësojë të tjerët nuk do të jetë në gjendje të ketë sukses brënda ose jashtë klasës. Nxënësi duhet të mësojë se si të pranojë dhe të shprehi ndjenjat e tij si dhe të menaxhojë zemërimin e tij.

*Psikologe shkollore

LEAVE A REPLY

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.