Gazetaria qytetare është një formë e re rrëfimi ngjarjesh mediatike ku reporterët janë qytetarë të thjeshtë, aktivistë, jo domosdoshmërisht të kualifikuar apo me njohuri dhe eksperiencë në fushën e gazetarisë, por janë të pajisur për të qenë plotësisht të lëvizshëm dhe plotësisht autonomë. Mund të jenë të identifikueshëm ose anonim. 

Gazetaria nga celulari/Mobile journalism është një formë e rrëfimit të ngjarjes në formë digjitale ku si mjet parësor përdoret telefoni smart, i cili në këtë rast prodhon forma mediatike si imazhe, video dhe audio për të treguar një lajm apo për të rrëfyer një ngjarje. 

Karakteristike të kësaj lloj gazetarie

Telefonat smart jane si një studio e mirëfilltë prodhimi në xhepin tuaj ku mund të gjenerohen programacione për  radio, televizion, tekste dhe përmbajtje të tjera mediatike.

Kjo lloj gazetarie është me pak shpenzime dhe e përballueshme: ju mund të arrini një video me cilësi TV duke kombinuar një smartphone me cilësi të mirë me një mikrofon të jashtëm, një montim me trekëmbësh duke përdorur një program profesional të regjistrimit të videove. Ky konfigurim është dukshëm më i lirë se një video kamera tradicionale për transmetim.

E përshtatshme: në kuptimin që për shkak se telefonat janë të vegjël, mund të futen në xhep dhe të merren me vete shumë lehtësisht dhe të lëvizet me to edhe në situata të sikletshme apo proteste e konflikti. Madje sipas një studimi shumë persona ndihen më të qetë dhe pranojnë shumë më lehtë të japin një intervistë para një telefoni sesa para një telekamere.  

E lehtë për t’u praktikuar nga të gjithë. Falë telefonave smart mund të bëhet gazetari me shumë më pak staf dhe mjete. Gazetari-qytetar i thjeshtë, mund të prodhojë materiale mediatike shumë lehtësisht falë aplikacioneve të ndryshme pa qenë nevoja të bashkëpunojë me kameraman, regjizor, producent, titrues, etj.  Falë këtyre aplikacioneve mund çdo kush mund ta bëjë vetë postproduksionin duke shtuar muzikë, titra, tituj etj.

Kur bëhet fjalë për gazetarinë qytetare më kujtohet një thënie e një gazetari turk Nevzat Ciçek në një trajnim “Sot, me një telefon në xhep çdo kush mund të jetë gazetar”.

LEAVE A REPLY

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.