Çfarë po ndodh vallë me jetët tona?

0

Nga Brunilda Gjura Tafili

Çdo ditë e më pak e vlerësojmë vetveten! Shoqërinë shqiptare po e pllakos papërgjegjshmëria! E kam për aksidentet automobilistike të cilat kohët e fundit po marrin dimensione të frikshme.

Gurbetçinjtë me makina luksoze, me policë “të butë” e rrugë të shtruara, e aq më tepër mungesa e  sinjalistikave rrugore duket sikur ua kanë rritur adrenalinën për të harruar vlerën e jetës.Të alkoolizuar, të droguar, nën efekt muzike e harbimi para ose post-dasme, të rinjtë gjithnjë e më shumë po i kalojnë kufinjtë.

Mungesa e sinjalistikës rrugore, ku shpesh herë e vjedhur e shpesh herë e dëmtuar, e shtojnë pasigurinë e rrugeve tona. Në të shumtën e rasteve janë pikërisht  banorët e zonave pranë autostradave,  te babëzitur apo dhe nga nevoja për pak para, arrijnë deri aty sa qe i vjedhin sinjalistikat si të ishin pronë e tyre.  Duke i bërë aksidentet rrugore pjesë të pandashme të kronikave televizive.

Ky fenomen tregon mjaft qartë që shqiptarët janë popull i padëgjueshëm dhe për t’i bindur duhet “forca e kërbacit”, ndaj mungesa e policisë rrugore në akse të caktuara, si psh “Rruga e Kombit” në të cilën nga Tuneli i Kalimashit e deri në Rubik, ka vetëm dy postoblloqe policie jo rastësisht është një zonë e famshme për aksidente fatale, dhe nga ana tjetër ky fakt ja shton edhe më tepër rrezikshmërinë e kësaj rruge.

Sigurisht që e gjithë shoqëria duhet të luajë rol në zbutjen e  kësaj dukurie që duket sikur po bëhet monotone.

Prindërit; shoqëria; edukatorët; mësuesit; edukatorët shpirterorë; institucionet përgjegjëse duhet të bëhen bashkë për të gjetur një strategji, për t’i dhënë vlerën jetës ashtu siç ajo e meriton.11705214_917880098283574_9192097218535925154_n11811361_917880121616905_6952929856024927112_n

Autorja është studente e Fakultetit të Shkencave Politike, Universiteti Victory

 

LEAVE A REPLY

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.